Zhytësit gjejnë trupin e njërit prej turistëve të mbytur në Budapest, pritet nxjerrja e anijes me vinç

Zhytësit gjejnë trupin e njërit prej turistëve të mbytur në Budapest, pritet nxjerrja e anijes me vinç

08:27, 06/06/2019

Zhytësit në Budapest gjetën një kufomë në rrënojën e një anijeje në mërkurën, një javë pasi anija u mbyt në lumin Danub, thanë zyrtarët, ndërkohë që ekipet vazhdonin përgatitjet për operacionin e nxjerrjes së viktimave.

28 turistë vdiqën kur një anije, që mbante 33 jugkoreanë dhe dy hungarezë të ekuipazhit, u mbyt të mërkurën e kaluar pasi u përplas me një anije lundrimi.

Zhytësit e gjetën trupin në rrënoja mëngjesin e djeshëm, disa orë pasi policia gjeti mbetje të një turisti tjetër,  60 km larg, në drejtim të rrymës,

Ekipet e Hungarisë dhe të Koresë së Jugut do të fillojnë të përpiqen të rrethojnë anijen për të parandaluar humbjen e trupave dhe të përgatiten për nxjerrjen e tyre, u tha gazetarëve atasheu i mbrojtjes së Koresë së jugut në Budapest, Song Shun-keun.

Ishte ende shumë e rrezikshme për zhytësit që të hynin në rrënojat e anijes dhe dukshmëria nën ujë ishte shumë e vogël, tha ai.

“Në varësi të këtij procesi, ne do të vendosim kur mund të fillojmë nxjerrjen e anijes me vinç, të enjten apo të premten,” shtoi ai.

Shtatë koreanë i shpëtuan kësaj fatkeqësie, 13 persona janë gjetur të mbytur dhe 15 të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Koreja e Jugut i ka kërkuar Hungarisë të garantojë që kapiteni i linjës së lundrimit, një 64-vjeçar ukrainas nën arrest që pret lirimin me kusht, të mos lirohet.  Avokatët e kapitenit nga ana tjetër thanë se kapiteni ishte i shkatërruar shpirtërisht prej asaj që kishte ndodhur, por ai nuk kishte bërë asnjë gabim./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco