FOTO/ Mot i tmerrshëm në Francë: Breshri sa një pingpong, 24 adoleshentë goditen nga rrufeja

FOTO/ Mot i tmerrshëm në Francë: Breshri sa një pingpong, 24 adoleshentë goditen nga rrufeja

12:23, 05/06/2019

Stuhi të fuqishme kanë goditur veriun e Francës orët e fundit me rrebeshe shiu, erëra të forta, breshër me kokrra të mëdha si gurë dhe rrufe me shumë aktivitet. Shpejtësia e erës arriti në 105 km në orë në Kullën Eifel, në 138 km në orë në Septsarges dhe 132 km në orë në Rocroi. Prej erës së fortë, u shkulën pemë në rrugë si në Yvelines dhe Hauts de seine. Nga shirat e rrëmbyeshëm u përmbytën rruget, trafiku u bllokua dhe u krijuan radhë të gjatë. Kokrrat e breshërit kishin një diametër 3-5 cm, siç shihet në foto.

Në Passo di Calais, një grup prej 24 adoleshentësh nga 13-15 vjeç, u godit nga rrufetë ndërsa stërviteshin në një fushë futbolli. 11 djem  u plagosën, 2 prej tyre rëndë. Një nga të rinjtë pësoi një arrest kardiak, por e kaloi  falë shpëtimtarëve në vend para se të dërgohej në kujdes intensiv. Të rinjtë tani janë të shokuar./SYRI.NET

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco