Siguria e Donald Trump në Britaninë e Madhe, shikoni masat ekstreme

Siguria e Donald Trump në Britaninë e Madhe, shikoni masat ekstreme

09:11, 05/06/2019

Mbërritja e Donald Trump në Britaninë e Madhe, ka bërë që masat e sigurisë të jenë maksimale. Për sigurinë e tij janë angazhuar mijëra policë britanikë, ndërkohë që qeveria ka shpenzuar rreth 25 mln paund vetëm për sigurinë e Trump, siç shkruan ‘Daily Mail”.

Donald Trump shoqërohet nga 14 makina, ndërsa “bisha” presidenciale me të cilën udhëton Trump, është e vështirë të sulmohet. Bëhet fjalë për makinën 1.5 milion dollarëshe, e cila iu prezantua presidentit gjatë vitit të kaluar, kur zëvendësoi një “Cadillac One” që e kishte përdorur ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Modeli më i ri i “bishës” është i pajisur me teknologjinë më moderne, xhamat i ka të blinduar, gomat nuk shpohen dhe brenda kabinës ka telefon satelitor.

Ajo gjithashtu është ideuar t’i rezistojë plumbave të pushkëve automatike, gazit lotsjellës, e në rast të ndonjë lëndimi, brenda saj ka rezerva gjaku me grupin Rh-negativ siç e ka edhe presidenti, raportojnë mediat.

Nëse dikush hap derën e makinës dhe është i pa autorizuar, pëson një goditje prej 120 volt që mund të tronditet dhe rrëzohet.

Qindra agjentë të shërbimit të fshehtë amerikan dhe britanik, ishin angazhuar ndërkohë në rrugët e Britanisë. Gjithçka, për të siguruar njeriun më të rëndësishëm të planetit.

I rrethuar nga nëntë policë elitë të Metropolitan Police, kolona përfshiu edhe një version të zogjve të “The Beast”, një SUV me ngjyrë të zezë që mbante agjentë mbrojtjes të armatosur rëndë dhe një automjet me anëtarët e ekipit të kundërsulmit të elitës së Shërbimit Sekret, të pajisur me gjithçka nga syzet e shikimit të natës dhe granatat e tronditjeve për të mbrojtur presidentin.

ImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco