U qëllua për vdekje ne oborrin e shtëpisë, zbulohet kush e kishte kërcënuar politikanin gjerman

U qëllua për vdekje ne oborrin e shtëpisë, zbulohet kush e kishte kërcënuar politikanin gjerman

08:58, 05/06/2019

Policia gjermane thotë se Walter Lubcke, i njohur për mbështetjen e tij ndaj kancelares Angela Merkel, vdiq nga plagët që kishte marrë në kokë kur u qëllua në kopshtin e tij.

“Politikani i njohur për politikat “pro-refugjatë” i vrarë në Hesse të Gjermanisë të dielën, është kërcënuar më herët me vdekje nga grupe të së djathtës ekstreme si dhe nga anëtarët e lëvizjes Reichsbuerger, të cilët e refuzojnë legjitimitetin e shtetit modern gjerman, pasi sipas tyre, Gjermania ende mbahet e pushtuar nga forcat aleate”, shkruan e përditshmja gjermane “Die Tageszeitung”.

Policia tha të hënën se nuk ka prova që fajësojnë ekstremin e djathtë, edhe pse po hetohen të gjitha pistat e mundshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco