'Vuajtjet e mia janë të padurueshme': adoleshentja holandeze i jep fund jetës me eutanazi

'Vuajtjet e mia janë të padurueshme': adoleshentja holandeze i jep fund jetës me eutanazi

08:31, 05/06/2019

Noa Pothoven ishte shtruar shumë herë në spital për të kuruar gjendjen e saj të rëndë psikike, depresionin, stresin dhe anoreksinë por pa sukses.

Vajza 17-vjeçare, e cila ishte përdhunuar që fëmijë, i ka dhënë fund jetës nëpërmjet eutanazisë ligjore në Holandë, pasi mjekët ranë dakord se vuajtja e saj ishte 'e padurueshme', shkruan sot, Indipendent.

Noa Pothoven nga Arnhemi, një qytet në pjesën lindore të vendit, vdiq në shtrat në shtëpi me ndihmën e një klinike të e cila funksion për këtë arsye, të dielën.

E reja kishte qenë pre e abuzimeve seksuale disa herë dhe i pari ndodhi kur ishte veteëm 11 vjeçe.  

Më tej thuhet se ajo u përdhunua kur ishte 14 vjeçe.

Më pas, ajo vuajti nga çrregullimi i stresit post-traumatik, depresioni dhe anoreksia.

Autobiografia e saj "Të fitosh ose të Mësoah" ishte një përpjekje e adoleshentes për të përballuar sulmet e përjetuara.

Duke shkruar për vendimin e saj për t'i dhënë fund jetës në një media sociale javën e kaluar, ajo tha:

"Kam menduar për një kohë të gjatë nëse duhet ta bëj diçka të tillë dhe pas përpjekjeve të shumta vendosa për po edhe pse për disa mund të jetë shokuese”./F./H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco