Deklarata e fortë e Presidentit filipinas: Kam qenë homoseksual!

Deklarata e fortë e Presidentit filipinas: Kam qenë homoseksual!

08:34, 05/06/2019

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se ka qenë homoseksual, por "u shërua" me ndihmën e femrave të bukura.

Komentet e fundit pa filtra të Presidentit erdhën gjatë një paraqitje para komunitetit filipinas në Tokio javën e kaluar.

Presidenti shpjegoi se ai "u bë përsëri njeri" pasi takoi ish-gruan e tij.

"Gratë kaq të bukura më shëruan," shtoi presidenti Duterte.

Gjatë fushatës së tij për president në 2016, ai shprehu mbështetje për martesën e të njëjtit seks, por më vonë u tërhoq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco