VIDEO/ Policia kufitare vret qytetarin që refuzoi kontrollin e  kamionit

VIDEO/ Policia kufitare vret qytetarin që refuzoi kontrollin e kamionit

08:30, 05/06/2019

Policia kufitare e Amerikës ka vrarë një qytetar të po këtij vendi, në kufirin SHBA-Meksikë, kjo pasi ai refuzoi t’ia kontrollojnë automjetin me të cilin po udhëtonte.

Viktima e cila ende nuk  është identifikuar, hapi zjarr pasi që policët deshën t’ia kontrollojnë kamionin.

Pas kësaj, policët u kundërpërgjigjen me zjarr dhe e vranë personin në fjalë.

Videoja e publikuar tregon se si shkoi ngjarja, e cila ndodhi dje rreth orës 19:30.

“Të gjithë uluni poshtë, uluni poshtë”, dëgjohen policët duke bërtitur.

Videon e plotë mund ta shihni KETU.

https://www.independent.co.uk/news/world/americas/us-mexico-border-shooting-san-ysidro-california-video-a8943516.html

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco