Sulm në një hotel, katër të vrarë në Australi

Sulm në një hotel, katër të vrarë në Australi

15:30, 04/06/2019

Të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri sot në qytetin Darëin, në veri të Australisë.

Sipas policisë, incidenti ndodhi kur një person hapi zjarr në hotelin Palms.

Rasti ka ndodhur në ora 18:00 sipas kohës lokale dhe policia arrestoi sulmuesin një orë më vonë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, deklaroi se sulmi nuk ka motive terroriste.

Si rezultat i shtënave kanë mbetur të paktën edhe dy persona të lënduar.

Të shtënat masive në Australi kanë qenë të rralla qëkur vendi rishikoi ligjin për armët në vitin 1996, pas të shtënave në Tasmania që lanë të vdekur 35 vetë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco