Kinë: Fotografohet e para panda albine

Kinë: Fotografohet e para panda albine

09:02, 27/05/2019
A+ Aa A-

Një panda gjigante albine është filmuar në pyjet e Kinës e para e regjistruar ndonjëherë në pyjet e egra, shkruan sot CNN.

Xhirimet u morën me një kamerë infra të kuqe në prill në Wolong, rreth 2.000 metra mbi nivelin e detit në provincën jugperëndimore të Kinës në Sichuan.

Li Sheng, një studiues në Universitetin e Pekinit, tha se asnjë panda gjigante albine kurrë nuk ishte regjistruar në pyjet e egra më parë.

Mendohet se panda është ende e vogël në moshë, një ose 2 vjeçe.

"Ajo duket e fortë dhe hapat e saj janë të qëndrueshme, një shenjë që tregon se mutacioni gjenetik nuk e ka penguar shumë jetën e saj.

Kafshët të cilat preken nga albinizmi janë më shumë të rrezikuara se kafshët e tjera dhe kjo për faktin se janë edhe më të dukshme nga vetë bardhësia e qimes së tyre./F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco