Zgjedhjet për Parlamentin Europian/ Në Itali fiton Salvini

Zgjedhjet për Parlamentin Europian/ Në Itali fiton Salvini

23:49, 26/05/2019
A+ Aa A-

Italia ka qenë vendi i fundit i Bashkimit Europian që ka mbyllur votimin për në PE në orën 23:00. Sondazhet e para që vijnë nga përtej Adriatikut, flasin për një fitore të Lega Nord, partisë së Ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini, me rreth 27-31%.

Në vendin e dytë sondazhet në Itali kanë nxjerrë Partinë Demokratike me 21-25% të votave, ndërsa në vendin e tretë është Lëvizja 5 Yjet me 18.5-22.5% të votave.

Në këtë mënyrë, sipas Exit Polleve, në Itali konfirmohet blloku euroskeptik i drejtuar nga Salvini si forcë e parë politike, duke siguruar kështu më shumë vende për në Parlamentin Europian.

Ndërkohë po sot, kanë qenë rreth 17 milionë votues italianë që sot i janë drejtuar kutive të votimit që në orën 7:00 të mëngjesit, për zgjedhjet administrative italiane, mbi 3000 komuna.

Në zgjedhjet administrative italiane kanë garuar mbi 170 kandidatë me origjinë shqiptare. Raundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco