Nga Gjermania në Greqi, nga Austria në Hungari/ Europa votoi Djathtas

Nga Gjermania në Greqi, nga Austria në Hungari/ Europa votoi Djathtas

23:47, 26/05/2019
A+ Aa A-

Zgjedhjet për Parlamentin Europian kanë shënuar pjesëmarrje të lartë ndërsa ajo që vihet re nga rezultatet e deri më tanishme nga Exit Poll, është se partitë e ekstremit të djathtë kanë humbur mbështetjen në radhët e elektoratit.

Nga rezultatet paraprake Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban kryeson rezultatet paraprake të zgjedhjeve të Parlamentit Europian ne Hungari me 56 %.

Sipas rezultatet të inistitutit Nezopont deri më tani kjo parti ka siguruar 14 nga 21 vendet në parlamentin europian.

Edhe në Austri fiton partia e kancelarit të dorëhequr, Sebastian Kurz.

Image

Ndërkohë në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU e Angela Merkel, me 27.5%, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët, partia Demokracia e Re me 32% të votave.

Image

Ndërkaq, Presidenti francez Emmanuel Macron ka pësuar një disfatë prej 4 pikë përqindje. Ekstremi i djathtë i Marine Le Pen kryeson me 23,25 %, i pasuar nga grupimi i presidentit Macron me 19,21.

Kjo është një goditje e rëndë për Macron dhe për projektin e tij për reformim të BE-së.

Image

Ne Greqi nje fitore e pa diskutueshme e Nea Demokracia se Mitsotakis, qofte ne europianet, ne bashkiaket dhe prefekturat. Që sot Greqia eshte pothuaj e gjitha blu.

Nje erë e re e Qendrës së Djathtë fillon pa dyshim në Greqi, gjë që do të finalizohet me zgjedhjet e ardhshme politike aty.

ImageEdhe në Italinë fqinje triumfon Matteo Salvini.

Image

Në javën e parë të Korrikut fillojnë përzgjedhja e mbajtësve të posteve të larta në Bruksel, Presidentit të KE, Komisionereve, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco