Gjermani/ Çfarë mbetet nga socialdemokratët?

Gjermani/ Çfarë mbetet nga socialdemokratët?

23:22, 26/05/2019
A+ Aa A-

SPD-ja është në krizë identiteti. Në zgjedhjet europiane rrezikon të paguajë për kontradiktat e brendshme të saj dhe për të rrëshqitur në parëndësishmëri

Një të dielë pasdite Stephan Weil merr një kërkesë për ndihmë. Guvernatori i Landit të Saksonisë së Poshtme, një prej bastioneve të fundit të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), ndodhet në një qendër kongresesh në Braunschweig.

Seksioni vendor i partisë ka organizuar një event ku janë paraqitur 300 “shokë”, siç quhen të teseruarit në zhargonin e partisë. Ka shampanjë për të gjithë. Weil qesh. Kriza e partisë? Jo në këto anë. Një grua rreth të 40-ave i afrohet. “Guvernator, mund t’ju bezids një sekondë? Jam një shoqe”. “Sigurisht, por më thirr Stephen”, ju përgjigj Weil.

“Të lutem, a mund ta shpëtosh partinë tone dhe t’i marrësh kryetarllëkun””. Weil mbeti pafajalë. Një kërkesë joshëse, por edhe e rrezikshme. Përkrah tij është një gazetar dhe i duhet që të thotë shpejt diçka që nuk dëmton. “Hëm, edhe Saksonia e Poshtme është një vend i bukur për të jetuar”. “Ama në Berlin diçka duhet të ndryshojë! Nuk mund të ecet përpara kështu!”, këmbëngul gruaja. Weil kërkon të ndryshojë argument, por ajo nuk dorëzohet. “Duhet ta bësh!”, i thotë sërish. Pastaj largohet, duke e lënë Weil të qeshë i sikletosur. 60 vjeçari Weil është një politikan i vlerësuar vendor, por nuk ka tamam staturën e liderit kombëtar. Ky episod është domethënës: SPD-ja duhet të jetë goxha në telash në rast se dikush sheh tek ai shpëtimtarin e partisë.

SPD-ja ekziston prej më shumë se 155 vjetësh. I ka mbijetuar monarkisë dhe nazizmit. Ka ditur të transformohet nga instrument konflikti klasor në parti masash, duke tejkaluar një seri të gjatë shkëputjesh dhe tërmetesh politike. SPD-ja ka më shumë histori se të gjitha partitë e tjera gjermane të marra sëbashku. Megjithatë 2019 është një vit vendimtar për ardhmen e saj. Në lojë nuk është më statusi si parti e madhe, por vetë ekzistenca e saj. Në zgjedhjet europiane të majit objektivi kryesor i SPD-së do të jetë që mos kalohet nga Alternative fu?r Deutschland (AfD, e djathtë ekstreme). Njëkohësisht me europianet do të mbahen zgjedhjet në qytet – shtetin e Bremenit, të cilin SPD-ja e qever

is prej 74 vjetësh. Pastaj, në fund të verës dhe në vjeshtë, do të votohet në 3 lande të ish Gjermanisë Lindore, fillimisht në Brandenburg e Saksoni dhe më pas në Turingia. Në sondazhe, socialdemokratët lëngojnë. Veç kësaj, brenda fundit të vitit partia do të duhet të vendosë se çfarë të bëjë me rolin e saj si partner minorance e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) e Angela Merkel. Më mirë të qëndrojë në koalicion apo të dalë në opozitë? Vendimi përfundimtar do të merret nga kongresi i partisë. Por përtej rezultateve elektorale, pikëpyetja më e madhe është nëse do të arrijë SPD-ja të përcaktojë se çfarë dëshiron të jetë. Do të bjerë nën presionin e forcave populiste të majta e të djathta, si shumë parti të tjera socialdemokrate europiane? Duhet të vazhdojë të jetë partia – ombrellë që ka qenë për kaq shumë kohë? Apo do të bënte më mirë ta braktiste qendrën dhe kthehej në origjinën e saj, majtas?

Shumë shpresë

Në qytetit Bottrop, në perëndim të Gjemranisë, bota socialdemokrate ka mbetur në thelb e pandryshuar. Në rrethin lokal, tavolinat janë plot me torta. Përpara hyrjes një burrë i bie organos dhe këndon “170 vite qymyr” dhe për “solidaritetin midis minatorëve”. Këtu partia është akoma në pushtet. Ndoshta SPD-ja mund të mësojë diçka nga seksioni i saj në Bottrop? Michael Gerdes ndalon për një çast që të mendohet përpara krikllës së tij të birrës. Nuk është pyetje e lehtë. 58 vjeçari Gerdes ka punuar minator për 18 vjet. Në 2009 është zgjedhur në Bundestag, Parlamentin federal. Mbi këmishë ka qepur një copë nga kominoshet e minatorit, për t’u kujtuar për origjinën e tij. Në kohërat e vjetra, kujton Gerdes, “nëse dikush shihte një stol të thyer, shkonte në këshill dhe thoshte: “Dëgjoni, është një stol i thyer”, sepse e dinte që ishte pjesë e SPD-së dhe duhej të gjendej mënyra që problemet të zgjidheshin”.

Në Bottrop funksionon ende kështu, thotë Gerdes. Po në nivel kombëtar? “Hëm, duke duhet të jetë ndryshe. Njerëzit duhet ta dinë se ne zgjidhim problemet”. Zgjidhim problemet. Është një shprehje që përdoret shpesh kur i kërkohet anëtarësisë se çfarë i mungon SPD-së së sotme. Ama nuk ëhstë e lehtë të zgjidhësh problemet. Dhe sa më të mëdha bëhen problemet, aq më shumë e vështirë bëhet zgjidhja. Problemet e kohës tonë janë tejet komplekse dhe shpesh mund të zgjidhen vetëm në nivel ndërkombëtar. Sot shumë mendojnë se të Gjelbërit janë më të aftë se SPD-ja për të përvalluar dy probleme të mëdha moderne: ndryshimin klimaterik dhe populizmin e djathtë.

SPD-ja e ka bërë Gjermaninë një vend më të mirë dhe më të barabartë. Ka ndihmuar miliona njerëz që të fitojnë arsimim dhe e ka bërë vendin më demokratik nën Kancelarin Willy Brandt, që vendosi një raport të ri me bllokun komunist duke sfiduar konservatorët. Bashkë më të Gjelbërit, në vijim SPD-ja ka miratuar një seri reformash sociale dhe politike. Qenë projekte të mirëkonceptuar, të majtë. Por sot partia është e shtypur nga shpresat. Pritet që SPD-ja të kujdeset për punëtorët e industrisë, por edhe për mjedisin. Të jetë një parti e hapur e globale dhe në të njëjtën kohë të kufizojë ardhjen e refugjatëve, sidomos atyre të “gabuar”. Pritet që SPD-ja t’i drejtohet njëkohësisht një spektri të gjerë votuesish, nga mbështetësit e AfD-së tek studentët progresistë. “Situata është vërtet katastrofike”, shpjegon politologu Albrecht von Lucke, që e studion të majtën prej vitesh. Lucke është i habitur nga rënia e SPD-së, por është i bindur se kriza është përsosshmërisht kuptimplotë në këtë kontekst historik, ndoshta deri e pashmangshme.

Ka qenë një epokë ku SPD-ja kishte monopolin e së majtës. Kurse sot është nën sulm nga të katër anët: nga Linke (e majtë ekstreme), nga AfD-ja, nga të Gjelbërit dhe nga CDU-ja, të cilën Merkel e ka pozicionuar fuqimisht në qendër. “Drejtësi dhe kohezion: parti të tjera kanë nisur t’i mbështesin këto dy vlera shumë kohë më parë”, thotë Lucke. “Votuesi klasik i SPD-së nuk ekziston më”. Në thelb, Lucke mendon se shpresat e rilançimit janë vetëm një iluzion. Të qëndrojë në qeveri? Zgjedhje shumë e keqe: do të nënkuptonte që ta mbyste akoma më shumë idenë e një utopie socialiste që ka ushqyer SPD-në qysh nga themelimi i saj. Të dalë nga koalicioni? Po aq gabim: partia do të humbiste “dobishmërinë” e saj. Nëqoftëse do të duhej t’i besonim Lucke, për SPD-në nuk ka shpresë. Pasi kam folur me të më vjen dëshira që të pi diçka të fortë. Por është shumë herët, është akoma mëngjesi i së enjtes.

Drejtuesja radiofonike Sofie Passmann, 25 vjeç, kënaqet më një kafe të zezë me një syltjash me mollë në një bar në lagjen Mitte, në qendër të Berlinit. Passmann është feministe dhe, në një farë kuptimi, është mishërimi i mjedisit liberal të majtë. Pozicionet e saj do të dukeshin më të afërta me ato të të Gjelbërve, por në 2015 është regjistruar në SPD. Pse? “Sepse e dashuroj idenë e partisë”, përgjigjet ajo. “Pak gjëra janë më të rëndësishme se solidariteti, se një shoqëri e bashkuar dhe njerëz të gatshëm që të sakrifikojnë një pjesë të masurisë së tyre për të mirën e përbashkët, pasi kanë një ide sesi të ndërtojnë një botë më të mirë. Është një prej ideve të pakta që më apasionojnë. Por çdo ditë më takon të shikoj liderët e partisë që e përqeshin”. Vazhdon një monolog i gjatë lidhur me diskutimet politike, komunikimin në internet dhge imazhet. E gjitha kjo duhet të përmirësohet, nënvizon Passmann.

“Zgjidhja është e thjeshtë: të gjithë njerëzit inteligjentë duhet të mbyllen në një dhomë dhe të detyrohen që të gjejnë një përkufizim të klasës së re punëtore. Pse nuk po e provon askush?”. Klasa e re punëtore? “E ashtuquajtura përkohshmëri dixhitale, njerëzit që kalojnë nga një punë e përkohshme tej tjetra, që në moshën 35 vjeçare jetojnë akoma në një dreq apartamenti që e ndajnë, ndërsa në atë moshë prindërit e tyre kishin blerë tashmë shtëpi”. Passmann njeh shumë prej këtyre njerëzve, që të paktën teorikisht mund të jenë votues socialdemokratë. “Por SPD-ja nuk u ofron asgjë. Megjithatë, duhet të jenë baza e elektoratit të saj”. Është e vërtetë. Këtij grupi votuesish të rinj SPD-ja mund t’u duket e tejkaluar.

Por, nga ana tjetër, përkohshmëria? Çështja sociale? Të vjen ta pyesësh se çfarë mendon për përkohshmërinë e vërtetë, atë analogjike. Edhe në këtë rast, SPD-ja ka problemin se duhet t’u shërbejë dy padronëve. Nga njëra anë, duhet të përfaqësojë anën më të dobët të shoqërisë; nga ana tjetër, duhet të mbrojë ata që punojnë nëpër kafene me laptopët e tyre, që kanë një diplomë, por fatkeqësisht nuk kanë arritur të gjejnë një punë fikse. Dikur, baza e partisë përbëhej nga punëtorë, por edhe nga artistë dhe kreativë. Artistët dhe kreativët, si Sophie Passmann, janë zhdukur. Po punëtorët? Sipas Institutit Gjerman të Kërkimit Ekonomik, midis viteve 2000 e 2016 votuesit e klasës punëtore kanë kaluar nga 37% në 19% të totalit. Nëse në vitin 1998 48% e punëtorëve kishte votuar për SPD-në, në 2017 përqindja është reduktuar në më pak se çereku. Për të qëndruar në këmbë, SPD-së i duhet të nisë t’i rifitojë këto vota.

Të flasësh thjesht

Claudia Moll e di mirë. E ulur në tren mëngjesin e një të premteje, 50 vjeçarja Moll reflekton për javën e sapokaluar. Për rreth 30 vjet ka punuar si infermiere geriartike në Eschweiler, Landi i North Rhine-Westphalia. Puna i pëlqente, por më pas është lodhur nga mungesa kronike e personelit, ka vendosur të kandidojë për SPD-në dhe është zgjedhur. Qysh atëhere pyet se ku ka përfunduar.

“Në grupin tim parlamentar njerëzit i shohin gjërat në mënyrë tehet shkencore”, thotë ajo. “Duhet të ndërtojnë gjithmonë teori për gjithçka. Unë u përgjigjem: të dashur kolegë, kemi nevojë për njerëz që të ndërtojnë universitetet tona dhe të riparojnë banjot. Më shikojnë në heshtje, si peshq. Për ata është tejet e thjeshtë, por është e vërtetë”. Përpara se të bëhej inferimiere, Moll punonte si arkëtare në një supermarket. Në kohën e lirë shkon në një bandë fyejsh. Pi shumë duhan, i mban flokët e shkurtër dhe nuk i pëlqejnë veshjet firmato. Mbi të gjitha është një që flet. Shumë. disa parlamentarë të SPD-së mendojnë se nuk është e përshtatshme për politikën berlinase. Janë të njëjtit njerëz të bindur se SPD-ja duhet të kthehet në sintoni me njerëzt normal dhe të flasë gjuhën e tyre, por është vështirë të gjehet një njeri që e mishëron më mirë këtë profil sesa Moll.

Dikur, SPD-ja ishte partia referuese e njerëzve të thjeshtë, por sot është bërë elitare si një country club i majtë. 82% e përfaqësuesve të SPD-së në Bundestag ka një diplomë. Shumë drejtues të partisë e kanë filluar si asistentë të politikanëve të tjerë. Kurse Moll është në fakt antiteza e të kacavjerrëve. “Duam gjithmonë të analizojmë humbjet tona elektorale, por çfarë ka për të analizuar? Kemi humbur. Pikë”. Kohët e fundit Moll është çuar në këmbë në Parlament dhe u ka ulërirë deputetëve të AfD-së se u vinte turp të kishte populistë të djathtë në Bundestag. Pas këtij episodi është vënë nën eskortë. “Po atëhere? Mund ta kisha thënë në mënyrë më të përmbajtur, por pse duhet të jem e tillë?”. Sipas Moll, frika është një prej problemeve të SPD-së. “E lëmë gjithmonë veten të fryhemi. E djathtë, e majtë, e djatht, e majtë. Njerëzit ngatërrohen”. Ndërsa treni i afrohet Hanoverit, një grua i drejtohet Moll. “Do të votoja menjëherë për ty”, i thotë. “E shikon?”, i thotë Moll asistentes së saj.

Zgjedhje të vështira

SPD-ja ka më shumë nevojë për njerëz si infermierja Claudia Moll dhe minatori Michael Gerdes. I shërben zemërimi dhe stili i Sophie Passmann. Por gjëja për të cilën ka më shumë nevojë është një ide e qartë se cilat janë vlerat e saj. Ishte pikërisht ajo që duhej të gjente liderja aktuale e partisë Andrea Nahles. Kur ka marrë frenat e SPD-së, shumë socialdemokratë nuk donin një koalicion tjetër me Merkel. Nahles ka premtuar se partia do të mund të qendronte në pushtet dhe njëkohësisht të sqaronte arsyen e qenies së saj, por qysh kur është nën drejtimin e saj gjëja e vetme e qartë është se rënia vazhdon.

Le të marrim çështjen e refugjatëve: është pika e parë që Nahles do të duhej të sqaronte, por partia nuk e ka akoma një pozicion të qartë. Debati mbi shtetin social është demonstruar po aq i komplikuar: SPD-ja do të duhej të gjente një formulë që mund të kënaqë numrin më të madh të mundshëm të anëtarësisë, siç do duhet të bënin partitë masive. Por a mund të funksionojë akoma politika me frymëmarrje të gjerë? Kohët e fundit deputetët socialdemokratë e Saksonisë së Poshtme dhe North Rhine-Westphalia janë takuar në Osnabru?ck për të folur për politikën mjedisore. Specifikisht, donin të përcaktonin nëse ishte më e rëndësishme të mbroheshin interesat e punëtorëve të industrive apo të luftohej kundër ndryshimeve klimaterike.

Divergjencat janë shfaqur menjëherë. Matthias Miersch, eksponent i krahut të majtë dhe ambientalist, ishte i bindur se Gjermania do të duhej t’i mbyllte menjëherë centralet me qymyr. Nuk mund të negociiohet me natyrën, ka thënë ai, dhe ku parim duhet të jetë në bazën e gjithçkaje. “Mendoj se është e gabuar”, i është përgjigjur ish lideri i partisë Sigmar Gabriel. “Nuk ka kuptim të besohet se braktisja e qymyrit në 2035 apo në mesin e 2037 do të bëjë ndonjë diferencë për klimën”. Sipas Gabriel, pasja e një qasjeje radikale nënkupton të injorosh “furtunën e përsosur që po përplaet mbi SPD-në”. Reformat e sistemit social të fillimviteve 2000 dhe kriza financiare e kanë zhgënjyer tashmë bazën.

Tani rrezikohet të bëhet e njëjta gjë me politikat industriale, ka thënë ai. Përpara zgjedhjeve të 2017, ka rrëfyer Gabriel, punëtorët e stabilimentit të Volkswagen në Salzgitter i kishin thënë: “E dini se do të votojmë për ju, por këtu posteri i vetëm që bën kuptim ka qenë ai i AfD-së”. Sipas Gabriel, populistët e djathtë kanë arritur t’u dërgojnë një mesazh të thjeshtë punëtorëve: duhet të jenë krenarë për punën e tyre. “Po nënvlerësojmë emotivitetin e njerëzve më të goditur”, ka paralajmëruar Gabriel. “Njerëzit thonë: “Po na vënë nga ana e gabuar e historisë””.

Morali i këtij debate është se kush ndan pozicionet e Matthias Miersch do të duhej të votonin për të Gjelbërit, ndërsa ata që e shikojnë si Gabriel ndoshta do të duhej të zgjedhin CDU-në apo deri Partinë Liberal Demokratike. Asnjë prej të dyve nuk ka thënë diçka vërtet socialdemokrate. Pajtimi i pozicioneve të ndryshme siç bënte Willy Brandt, nuk funksionon më. Sot, në një botë vetëm marka më e fortë mbijeton, SPD-së i duhet të zgjedhë. Mund të bjerë në parandësi duke vazhduar të administrojë statuskuonë ose të kujtohet për partinë që ka qenë dikur dhe të luftojë për ndryshimin e gjërave, për të reformuar kapitalizmin dhe ndoshta të propozojë një alternativë të praktikueshme. Do të nënkuptonte që të kthehej përpara se SPD-ja të bëhej një parti massive. Në thelb, asaj do t’i duhej të bëhej një version më serioz i Linke, të luftojë për drejtësinë sociale, megjithëse duke e ruajtur vokacionin për qeverisje. Nuk do t’i mjaftonte për të siguruar 35% të votave, por mund ta ngrinte partinë afër 25%.

Kjo është situate me të cilën duhet të përballet Andrea Nahles. Megjithatë, kur na ka pritur në zyrë, Nahles ishte në humor të mirë. Duke dëgjuar kundërshtarët e shumtë të saj, mund të krijohet përshtypja se Nahles dhe Zëvendëskancelari Olaf Scholz janë përgjegjës për gjithçka ka shkuar keq për socialdemokratët në 10 vitet e fundit. Të dy janë në post në më pak se një vit, por në parti popullariteti i tyre ka zbritur edhe më poshtë se ai i Sigmar Gabriel pas 7 vitesh. Nahles nuk e vret mendjen. Preferon të flasë për javët dhe muajt e ardhshëm, për zgjedhjet e ardhshme dhe për të ardhmen e koalicionit. Ajo që dukej kaotike ndahet në pjesë të menaxhueshme politike, projektligje dhe mocione. “Duhet të reshtim së foluri dhe të nisim të bëjmë”, nënvizon ajo. Ky mund të jetë problemi i vërtetë i saj: Nahles është tejet profesionale dhe e disiplinuar. Ka interes ta mbajë partinë siç është, me të gjitha strukturat dhe ritualet e saj. Ka nevojë për dikë që t’i bëjë një trajektore të re dhe ta çojë partinë drejt një rruge radikale drejt shkatërrimit kreativ. Kurse Nahles nuk dëshiron të shkatërrojë, por të ruajë.

Lidhur me këtë, politologu Albrecht von Lucke ka diçka për të thënë: SPD-ja mund të bëhet më radikale, por nuk do të funksiononte, pasi “çdo herë që ripozicionohet, ajo mohon historinë e saj qeverisëse”. Domethënë nuk ka shpresë? Rreth 2 vite më parë, SPD-ja duket se e kishte gjetur atë që ende po e kërkonte. Ka qenë kur Martin Schulz ka shpallur se do të kandidonte për Kancelar. Papritmas, SPD-ja është dikur sërish një parti e aftë që të zgjidhte problemet, siç do ta donte minatory Michael Gerdes. Anëtarët flisnin si infermierja  Claudia Moll: në mënyrë të kuptueshme, të drejtpërdrejtë dhe me një theks të fortë renan. Edhe pse vetëm për një moment, partia ka dërguar një mesazh të qartë: drejtësi. Kishte sërish një stil, falë sharmit retrò të Schulz, që e kishte bërë një figurë kult për gjeneratën e Sophie Passmann. Por më pas Schulz dhe partia e tij kanë humbur gjatë rrugës. Kur ka ardhur momenti për t’i dhënë një kuptim fjalës drejtësi, mesazhi i tyre i gjerë dhe i unifikuar është shpërbërë në një pafundësi ideshë të vogla dhe është bërë konfuz. Në fund, gjithçka ka shkuar për dreq.

(Christoph Hickmann dhe Veit Medick për Der Spiegel)

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco