Zgjedhjet për Parlamentin Europian/ Mbyllen votimet në disa shtete. Ja fituesit

Zgjedhjet për Parlamentin Europian/ Mbyllen votimet në disa shtete. Ja fituesit

19:20, 26/05/2019
A+ Aa A-

Përfundon votimi për Parlamentin Evropian në Gjermani, Greqi, Holandë dhe Austri.

Sipas Exit poll në Gjermani ka fituar partia e CDU-CSU, ndërsa në Greqi kanë fituar konservatorët me 36%  të votave.

Sipas Exit poll në Holandë ka fituar partia Laburiste me 18,10% dhe partia e Mark Rutte ka dalë e dyta.

Në Austri, sipas Exit poll ka fituar partia e kancelarit Kurz.

Sipas parashikimeve të publikuara nga Parlamenti Europian muajin e kaluar, blloku i qendrës së djathtë i Partisë Popullore Evropiane do të humbasë 37 nga 217 vendet dhe grupi i qendrës së majtë S & D do të bjerë nga 186 në 149 vende.

Nga grupimet e ekstremit të djathtë, grupi Evropa e Kombeve dhe Lirisë parashikohet që të rritet nga 37 në 62 vende.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco