Më i rrezikshëm edhe se epidemitë, kafshimi që ‘zhduk 200 persona në ditë’

Më i rrezikshëm edhe se epidemitë, kafshimi që ‘zhduk 200 persona në ditë’

12:38, 26/05/2019
A+ Aa A-

Kafshimet e gjarpërinjve vrasin më shumë se 200 njerëz në ditë në mbarë botën, por zjarrfikësi Thai Pinyo Pookpinyo është një nga personat me fat.

Kur maja e gishtit të tij u kafshua nga një, ai e hoqi atë në një spital në Bangkok brenda 15 minutash. Atje iu dha një serum që ndaloi helmin, i cili mund të ishte fatal ndaj sistemit të tij nervor.

Image

Mjeku në spitalin ku ai shkoi as nuk mund t’a besonte se ai ishte kafshuar nga një kobër dhe edhe pse ka 2 muaj në trajtim përsëri duhet të paraqitet në spital për të bërë një tjetër operacion i cili do të heqë indet e vdekura nga gishti i tij, shkruan CNN. 

Por shumica e viktimave të gjarpërinjve nuk jetojnë aq afër një spitali, dhe as nuk kanë njohuri profesionale ludhur me helmimin e tyre ndaj edhe nuk arrijnë të mbijetojnë dhe të jenë aq me fat sa të tjerët.

Kafshimi i gjarpërinjve vret midis 81,000 dhe 138,000 njerëz dhe paralizon më shumë se 400,000 persona në vit.

Shumë studiues në mbarë botën po bëjnë kërkesa dhe po përpiqen të kuptojnë se si mund t’i luftojnë këta gjarpërinj helmues edhe vdekjeprurës në mënyrë që të siguronjnë më shumë jetëgjatësi në njerëz dhe të shmangin sa më shumë raste vdekje e paralizash./F.H/SYRI.NET.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco