VIDEO/ Beeeee! Regjistron delet në shkollë fillore, që të mos mbyllet klasa!

VIDEO/ Beeeee! Regjistron delet në shkollë fillore, që të mos mbyllet klasa!

13:43, 25/05/2019
A+ Aa A-

Një bari ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore në Francë  me qëllimin që të shtonte numrin e nxënësve, pasi autoritetet kishin njoftuar se do të mbyllnin një klasë. Shkolla “Jules Ferry” në “Cret-en-Belledonne”, një fshat në Alpet veriore në Grenoble, kishte pasur një rënie të numrit të nxënësve: nga 266, në 261, shkruan BBC.

Ndaj,  si një akt sfidues, bariu Michel girerd vendosi që simbolikisht të regjistrojë në të disa prej deleve të tij. ndërmje nxënësve të rinj figuronin kështu Baa-bete, Dolli dhe Shaun. Z. Girerd u shfaq me 50 delet e tij në oborrin e shkollë në një ceremoni speciale që u ndiqej nga 200 nxënës , mësues dhe zyrtarë.

Kryebashkiakut Jean-Lousi Maret iu prezantuan çertifikatat e tyre të lindjes gjatë aktivitetit. Ai ngriti dyshime për logjikën e pragut, sipas së cilës duhej mbyllur klasa.

“Tani, ne nuk duhej të kishim asnjë mbyllje”, tha prindi Gaelle Lavall, që shtoi se sistemi i arsimit nuk ishte i shqetësuar për atë që ndodhte realisht, por vetëm për numrat."

Gjatë kësaj ngjarje, fëmijët mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Ne nuk jemi dele.”/ar.sh/SYRI.NET


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco