FOTO/ Zbulimi i shekullit: një mburojë kelte 2,400 vjeçare

FOTO/ Zbulimi i shekullit: një mburojë kelte 2,400 vjeçare

14:31, 24/05/2019

Një mburojë e ruajtur jashtëzakonisht mirë nga koha e bërë nga lëkura e pemës mund të jetë gjetja e shekullit dhe mund të revolucionarizojë informacionet që dihen deri më tani për armët keltike.

Kjo është mburoja e parë e gjetur ndonjëherë në Evropë e cila është e bërë prej lëkurës së pemës dhe e studiuar nga arkeologët që e gjetën atë në Leicestershire dhe se zbuluan se është 2.400 vjeçare.

Të gjitha mburojat e tjera të zbuluara më parë në kontinent janë bërë nga druri apo metali, shkruan sot Dailymail.

Përdorimi i lëvores e bëri shumë më të lehtë për ushtarët të cilët e përdornin atë në beteja sepse ishte shumë më e lehtë për t’u mbajtur dhe njëkohësisht siguronte edhe mbrojtje për ta.

Studiuesit tregojnë se me të ishte punuar mjaftueshëm dhe se ishte krijuar në atë formë që e bënte tejet praktike për përdorim.

Njohur si mburoja Enderby, ajo është 670mm e gjatë dhe 370mm e gjerë. /F.H/SYRI.NET

Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment