Idiot apo çfarë?!  I papërgjegjshmi ndez cigaren në avion, momente paniku

Idiot apo çfarë?! I papërgjegjshmi ndez cigaren në avion, momente paniku

13:42, 24/05/2019
A+ Aa A-

Një djalë i cili po udhëtonte për në Minnesota në avion në një moment ka vendosur të ndezë një cigare. Një grua që ishte ulur pranë tij filmoi gjithçka në kamera, shkruan sot, The Sun.

Ai mban sytë mbyllur dhe e pi pa kurrë farë problemi cigaren ndërsa një djalë i ri një pasagjer që është ulur përbri fillon ta shikojë atë i skandalizuar.

Duke ditur mjaft mirë se veprimi bie ndesh me ligjin i riu i shqetësuar njofton punonjësit e avionit të cilët i kërkojnë udhëtarit të papërgjegjshëm të fikë cigaren.

Në momentin kur pasagjerit i kërkohet të fikë cigaren ai duket i shqetësuar dhe i hutuar, vendos duart në kokë dhe thotë ‘Oh zot’ më pas punonjësi i avionit ia merr cigaren nga duart ndërsa ai nxjerr portofolin dhe duket se është i gatshëm të paguajë gjobën.../F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco