Theresa May e përlotur jep dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe

Theresa May e përlotur jep dorëheqjen si kryeministre e Britanisë së Madhe

11:15, 24/05/2019

Theresa May ka njoftuar para pak minutash se jep dorëheqjen si Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, pas tre viteve vrastare ku u pa dështimi i saj me BREXIT.

May tha sot, më 24 maj 2019, se ajo do të jepte dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore të premten e 7 qershorit.

Ky njoftim prej saj sjell fillimin e një gare politike për ta zëvendësuar atë si Kryeministre të Britanisë dhe si lidere të konservatorëve.

“Unë kam bërë më të mirën e mundshme”, tha May në deklaratën para medias. Që në hapin e parë që hodha si kryeministre, una kam luftuar për ta bërë Britaninë e Madhe një vend që punon jo thjesht për të privilegjuarit por për çdo njeri dhe për të nderuar rezultatin e referendumit,” tha May.

“Unë kam bërë më të mirë për të realizuar BREXIT, “ tha May, por ajo nuk kishte arritur ta bënte. “Unë jam përpjekur tri herë.’

May shtoi se ndiente keqardhje të madhe personale për atë që ajo dështoi dhe nuk e arriti në synimet e saj primare”.

Theresa May tha se kishte qënë nder në jetën e saj që kishte mbajtur postin e kryeministres, duke përmbajtur lotët dhe se i kishte shërbyer vendit që ajo e do. May u tha gazetarëve se ajo qe kryeministrja e dytë femër e Britanisë, por jo e fundit/ar.sh/SYRI.NET

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo24/05/2019 11:34

Per te miren e vendit i hapi rrugen zgjedhjeve,po ky gallofi eshte kapur pas karriges se krimit si muti pas kepuces. se nuk po e la qelbet i gjithi,por nuk eshte e larget dita qe edhe ky do iki me bisht nder shale.

Bisnesi 24/05/2019 11:33

Mere shembull zoti kryeministër

jas24/05/2019 11:19

vetem lideri yne suprem kim edi rama nuk deshton. Ay korr vetem fitore

Shto koment