Talibani amerikan lirohet nga burgu 3 vjet më shpejt 'për sjellje të mirë'

Talibani amerikan lirohet nga burgu 3 vjet më shpejt 'për sjellje të mirë'

07:45, 24/05/2019
A+ Aa A-

Raportohet se është liruar nga burgu, John Walker Lindh, i cili ishte arrestuar duke luftuar për talibanët në Afganistan në vitin 2001. Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë në Indiana të SHBA-së, tre vjet para përfundimit të dënimit 20-vjeçar pasi kishte treguar sjellje të mirë sa ishte në burg.

Ai u konvertua në mysliman dhe iu bashkua talibanëve në vitin 2001. Pas pushtimit amerikan në Afganistan si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ai bënte pjesë në grupin e luftëtarëve talibanë të arrestuar në nëntor të vitit 2001, shkruan REL.

“Lindh ende kërcënon Shtetet e Bashkuara dhe sërish është i përkushtuar ndaj xhihadit në të cilin ai ishte angazhuar duke vrarë një oficer të mrekullueshëm të CIA-s”, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

"Ka diçka thellësisht shqetësuese dhe të gabuar në lidhje me këtë”, deklaroi Pompeo duke komentuar lirimin e tij.

Lindh, i cili fitoi shtetësinë irlandeze, derisa ishte në burg, nuk mund të marrë një pasaportë apo të udhëtojë jashtë vendit.

Shtetet e Bashkuara së fundmi janë përfshirë në një përpjekje për arritjen e paqes në Afganistan duke e dërguar në bisedime me talibanët diplomatin veteran, Zalmay Khalilzad.

Khalilzad më 22 maj i informoi ligjëvënsit amerikanë për progresin e arritur në këto bisedime. Takimi ishte i mbyllur por mediat raportuan se rezultatet e punës së Khalilzadit janë pritur me skepticizëm nga ana e ligjvënësve të Kongresit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco