FOTO/ Afrika lejon sërish gjuetinë e elefantëve

FOTO/ Afrika lejon sërish gjuetinë e elefantëve

14:29, 23/05/2019
A+ Aa A-

Botswana në Afrikë ka vendosur përfundimisht lejmin e gjuetisë së elefantëve, për shkak edhe se shumë shpesh njerëzit janë nervozuar sepse elefantët kanë shkatërruar të korrat e tyre duke shkelur mbi to.

Në vitin 2014 u vendos me ligj ndalimi i gjuetisë së elefantëve dhe kjo solli jo pak polemika ndër banorët sepse një pjesë e tyre nuk mundeshin më të merreshin me gjuetinë e elefantëve ndërsa fermerët e vegjël u dëmtuan jo pak pasi të mbjellat e tyre shkatërroheshin nga kafshët gjigante.

Botswana ka rreth 130,000 elefantë, dhe atje është popullsia më e madhe në botë e kësaj kafshe gjigante, shkruan BBC.

Por një vendim i tillë nuk është pritur mirë nga disa kritikë të cilët mendojnë se ky ligj mund të dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të vendit për ruajtjen dhe të ndikojë në të ardhurat që vendi ka nga turizmi, burimi i dytë më i madh i të ardhurave të huaja pas minierave të diamantit.

Presidenti Mokgweetsi Masisi krijoi një komision qershorin e kaluar për të shqyrtuar ndalimin e vënë nga paraardhësi i tij Ian Khama në vitin 2014. Në shkurt, komiteti rekomandoi lejimin e gjuetisë përsëri.

Për shkak se numri i këtyre elefantëve është rritur shumë është më se normale të lejohet edhe vrasja e tyre sepse ata mund të shkaktojnë edhe viktima në njerëz duke qenë se nuk janë kafshë shumë paqësore./F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco