FOTO/ Të tjera detaje tronditëse nga vrasja e nënës së re, e mbytën me kabllo elektrik

FOTO/ Të tjera detaje tronditëse nga vrasja e nënës së re, e mbytën me kabllo elektrik

10:43, 23/05/2019
A+ Aa A-

Marlen Ochoa-Uriostegui u vra në mënyrë makabre në Çikago në 23 prill. Krimi u zbulua në datën 7 maj dhe arrestimi i vrasësve është bërë së fundmi.

Nëna e re 19 vjeçare u mbyt dhe fëmija i saj u hoq me forcë nga barku dhe është ende në luftë me vdekjen.

Clarisa Figueroa 46 vjeç, është gruaja e cila inicioni dhe vrau vajzën e re 19 vjeçare Marlen Ochoa-Uriostegui, duke e mashtruar fillimisht përmes një postimi në facebook ku publikonte fotografi me veshje të përdorura për foshnja, me çmime të arsyeshme, shkruan sot Dailymail.

Dy gratë shkëmbyen mori mesazhesh në internet dhe lanë një takim së bashku në datën 1 prill.

Në shtëpi në këtë datë ka qenë, Clarisa Figueroa, vajza e saj Desiree Figueroa 24 vjeçe dhe i dashuri i Clarisës, Piotr Bobak, 40 vjeç.

Clarisa Figueroa prej kohësh ishte fiksuar me idenë e të pasurit një djalë të vogël të cilit donte t’ia vendoste emrin Xander ashtu si edhe kishte qenë emri i djalit të saj i cili ishte ndarë nga jeta në moshën 26 vjeçare.

Ajo kishte kërkuar ndihmën e vajzës së saj, Desiree për të vrarë Marlen, 19 vjeç dhe për të merrte prej saj foshnjën të cilin do ta quante Xander duke pretenduar më pas se ishte ajo nëna.

Tragjedia në 1 prill u shmang nga i dashuri i saj, Piotr, i cili e ndaloi Clarisën të kryente krimin.

Vrasja ndodhi në momentin që Marlen shkoi për herë të dytë në shtëpinë e tyre në datën 23 prill.

Në atë moment vajza e Clarisës, Desiree vendosi një muzikë dhe i dha një album fotografish Marelës duke e hutuar atë ndërsa në këtë moment e ëma e mbyti me një kabllo elektrik të renë dhe me një thikë kasapi i nxori foshnjën nga barku.

Foshnja ishte një gjendje shumë të rëndë shëndetësore për shkak të mënyrës se si u shkëput prej barkut të nënës.

Në këtë moment bashkëpunëtor është bërë edhe i dashuri i Desiree i cili ndihmoi të pastrohej gjaku.

Clarisa filloi të postojë foto sikur ‘fëmija’ i saj kishte ardhur në jetë dhe njëkohësisht hapi disa llogari bankare ku edhe kërkonte ndihmë për kurimin e foshnjës e cila ishte shumë e dobët dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pasi kryen krimin ata telefonuan policinë duke kërkuar ndihmë pasi ‘nëna’ e re  (Clarisa Figueroa) kishte sjellë në jetë foshnjën e saj e cila nuk ishte aspak në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia u paraqit për herë të parë në shtëpinë e tyre në datën 7 maj pas denoncimit të bërë nga familja e Marlene e cila nuk gjendej prej 3 javësh.

Në gjurmët e 3 vrasësve policia ra pasi postimet e bisedat në facebook mes grave ishin ende të pranishme dhe makina e Marlene u gjet shumë pranë banesës së Clarisa Figureras, atje ku ajo e kishte lënë.

Pas kontrolleve dhe testit të ADN-së së foshnjës policia zbuloi krimin dhe trupin e Marlen në oborr futur në një kazan plehrash ende me kabllon rreth qafës.

Familja e saj është në gjendje shumë të rëndë dhe po bën apel që drejtësia për Marlen Ochoa-Uriostegui, 19 vjeçe dhe foshnjën e cila ende është në gjendje shumë kritike shëndetësore , të vendoset në vend./F.H/SYRI.NET

ImageClarisa Figueroa 46 vjeç, gruaja që kreu krimin

ImageDesiree Figueroa, 24 bashkëpunëtore

ImagePiotr Bobak, 40 vjeç, i dashuri i Clarisa Figueroa

ImageBashkëshorti i Marlene Ochoa-Uriostegui, gruaja e vrarë

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco