FOTO/ Përmbyset autobuzi me turistë në Itali: vdes guida, plagosen 30 pasagjerët

FOTO/ Përmbyset autobuzi me turistë në Itali: vdes guida, plagosen 30 pasagjerët

13:30, 22/05/2019
A+ Aa A-

Një autobus turistik për shkaqe që do t’i zbulohjnë hetuesit, është përmbysur në autostradën Siena – Firence, ndërmjet Badesse e Siena në drejtim të jugut.

Pas zhvendosjes së autobuzit, u gjeti trupi i pajetë i një gruaje 40-vjeçare që mendohet se është guida turistike e grupit që vinte nga Evropa Lindore, kryesisht me rusë.

Autobusi dykatësh me rreth 60 vetë që ishin nisur të vizitonin Sienën, pas përmbysjes rrëshkiti në një rrëpirë midis pemëve.

Së paku 30 persona u plagosën dhe një pjesë u dërguan në spitalin e Sienës, kurse të tjerë qenë lënduar më lehtë./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco