Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Bima që po çmend botën, zbulohet origjina e kanabisit

Bima që po çmend botën, zbulohet origjina e kanabisit

12:12, 22/05/2019
A+ Aa A-

Origjina e marijuanës është zbuluar më në fund. Lënda narkotike daton 28 milionë vjet më parë në pllajën tibetiane, 3km mbi nivelin e detit.

Studiuesit zbuluan polenin e bimës dhe e gjetën të shpërndarë gjatë mijëvjeçarëve në Evropë, Kinë dhe Indi.

Prej shumë kohësh mendohej se origjina e kanabisit ishte në Azinë Qendrore, por vendndodhja e tij e saktë mbeti mister deri tani.

Dëshmitë arkeologjike të përdorimit të saj si drogë datojnë në 2.700 para lindjes së Krishtit në rajonin e Xinjiang në veri perëndim të Kinës.

"Një ekip hulumtuesish i udhëhequr nga Universiteti i Vermontit në SHBA ka ekzaminuar 155 studime të fosileve nga Azia për të rindërtuar historinë evolucionare dhe njerëzore të kanabisit në Azi,"-thanë autorët në raport.

Duke studiuar analizën gjenetike dhe fosilet e polenit të kanabisit, ata zbuluan origjinën e rritjes së saj 28 milionë vjet më parë në zonën e liqenit Qinghai në pllajën tibetiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco