Sulmi ndaj eskortës se politikanit, vritet edhe i biri

Sulmi ndaj eskortës se politikanit, vritet edhe i biri

10:26, 22/05/2019
A+ Aa A-

Një sulm me armë në pritë ndaj një eskorte ka lënë 11 të vdekur në Indi këtë të martë. Në mesin e viktimave është edhe Tirong Aboh, ligjvënës i Partisë Kombëtare Popullore (NPP) nga Khonsa Ëest të distriktit Arunachal Pradesh.

“Sipas raportimeve të policisë, 11 persona, përfshirë ligjvënësin Tirong Aboh u zunë në pritë dhe u vranë mes Khonsa dhe Deomali nga militantë të armatosur”, tha Pema Khandu, zyrtar i lartë në Arunachal Pradesh, në një deklaratë të cituar nga “India Today”.

Policia tha se eskorta Aboh u sulmua rreth orës 11:30. Raportimet paraprake thonë se sulmi është kryer nga militantët separatistë të fraksionit Isak-Muivah.

Aboh kishte qenë në objektiv të sulmeve edhe më parë nga të njëjtët separatistë në vitin 2009 dhe 2014.

Burimet thonë se eskorta me 4 makina e ligjvënësit 45-vjeçar, e cila ishte nisur nga Assam për në Arunachal Pradesh u sulmua në një zonë me ullishte.

Mes viktimave është edhe i biri i Aboh, Longgem Aboh i cili po ngiste njërën prej makinave, 2 zyrtarë të sigurisë dhe persona të tjerë të afërt.

Ushtria dhe policia indiane ka nisur një operacion në rajon për të kapur dhe vënë para përgjegjësisë autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco