Pas shpall,jes së rezultatit të zgjedhjeve,  nisin protestat , vdesin 6 protestues

Pas shpall,jes së rezultatit të zgjedhjeve, nisin protestat , vdesin 6 protestues

08:41, 22/05/2019
A+ Aa A-

Gjashtë persona kanë humbur jetën në trazirat civile që ndodhën në Xhakartë të Indonezisë të martën vonë pasi komisioni zgjedhor konfirmoi se presidenti Joko Ëidodo fitoi zgjedhjet e muajit të kaluar, tha guvernatori i kryeqytetit indonezian.

Protestat të martën u zhvilluan nga mbështetësit e sfiduesit të Ëidodos për presidencën, ish-gjenerali Praboëo Subianto. Ato filluan paqësisht, por u kthyen të dhunshme në mbrëmje, duke detyruar policinë të lëshojë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

“Deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm, 200 njerëz u lënduan duke u dërguar në pesë spitale”, tha Guvernatori Anies Basëedan, transmetuesi TVOne. “Numri i njerëzve të vdekur është gjashtë.”

Ai tha se spitalet ishin duke kryer ekspertizat për të përcaktuar shkaqet e vdekjeve.

Qindra protestues mbetën të bllokuar dhe situata paraqitej e tensionuar me policinë në Xhakartën qendrore të mërkurën pas një nate dhune. Pamjet televizive treguan se dhjetëra protestues ishin mes tymit në rrugët e rrethit Tanah Abang, duke hedhur disa fishekzjarre dhe duke shkatërruar gardhet publike.

Agjencia e lajmeve Antara raportoi se një numër i vogël protestuesish kishin tentuar të sulmonin një stacion të policisë aty pranë dhe po përdorin tavolina si barrikada.

Disa ndërtesa zyra dhe ambasada në Xhakarta në qendër të qytetit u mbyllën këtë të mërkurë, si edhe stacionet e trenit në zonë.

Një turmë e veçantë përpara organit mbikëqyrës zgjedhor hodhi gurë dhe fishekzjarre drejt policisë rreth agimit dhe dhjetëra protestues iu bashkuan atyre gjatë mëngjesit.

“Ne do të vazhdojmë me këto protesta derisa ai (Ëidodo) të bjerë”, tha Afi Sikumbang, 58 vjeç, një mbështetës Praboëo, raporton reuters.

Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve (KPU) të martën konfirmoi akuza jozyrtare nga anketuesit privatë në zgjedhjet e 17 prillit, gjë që i dha Ëidodo 55.5% të votave kundrejt 44.5% Praboëo.

Ëidodo fitoi më shumë se 85 milionë vota prej gjithsej 154 milion të hedhura në demokracinë e tretë më të madhe në botë, por Praboëo u tha gazetarëve se ai besonte se kishte pasur mashtrim të përhapur.

Gjenerali në pension premtoi se “do të vazhdojë të bëjë përpjekje ligjore në përputhje me kushtetutën për të mbrojtur mandatin e popullit”, me drejtorin e tij ligjor duke deklaruar fushatën e planifikuar për të kundërshtuar rezultatin në Gjykatën Kushtetuese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco