Australia publikon emrat e të gjithë pedofilëve

Australia publikon emrat e të gjithë pedofilëve

08:04, 22/05/2019
A+ Aa A-

Australia publikon regjistrin e pedofilëve, përmes të cilit, të gjithë mund të njihen me emrat e tyre, pseudonimet, fotografitë si dhe të lexojnë se për çfarë krime janë dënuar.

Regjistri do të jetë i disponueshëm për publikun përmes Komisionit për Zbulimin e Krimit.

Policia do të jetë përgjegjëse për dhënien, kontrollin dhe menaxhimin e informacioneve.

Australia ka ndarë një buxhet prej 7.8 milionë dollarësh për të mbuluar shpenzimet lidhur me publikimin e këtij regjistri.

Regjistri me emrat e pedofilëve është dorëzuar në muajin janar. Policia ka thënë se përmes tij synon të u dërgojë porosi të qartë pedofilëve.

“Abuzimi dhe shfrytëzimi i fëmijëve është një epidemi globale, e cila po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, më e organizuar dhe më ekstreme", deklaruan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Australisë.

Kritikët kanë thënë se publikimi i këtij regjistri nuk do të ofrojë siguri më të madhe për fëmijët./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco