Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

U vihet zjarri zyrave të policisë për hakmarrje, dy të vdekur

U vihet zjarri zyrave të policisë për hakmarrje, dy të vdekur

15:49, 21/05/2019
A+ Aa A-

Një zjarr i qëllimshëm për inat të bashkisë u ka marrë jetën dy grave në Mirandola, provinca e Modenës në Itali, si dhe ka intoksikuar rreth njëzet të tjerë.

Zjarrvënësi ishte një i ri maroken i cili u vuri zjarrin zyrave të policisë bashkiake si hakmarrje ndaj një mase të bashkisë kundër tij.

Zyrat e policisë gjenden në katin e parë të një ndërtese, ndërsa katet e mësipërm janë apartamente banimi.

Zjarri i vënë në orën tre të natës i mori jetën një gruaje 84 vjeç dhe kujdestares së saj 74 vjeç. Burri i të parës është në gjendje të rëndë në spital për shkak të tymit të thithur.

Image

Sipas karabinierëve, marokeni ishte person me precedentë dhe ndaj tij ishte vendosur dëbimi. Pas vënies së zjarrit tentoi të largohej por u kap vetëm 100 metra larg zyrave të policisë bashkiake.

ncidenti është komentuar nga ministri i brendshëm dhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini, i cili shkruan në Twitter:

‘Arrestohet i riu emigrant afrikanoveror për zjarrin që shkatërroi selinë e policisë lokale në Mirandola: dy të vdekur, dhjetëra të lënduar e të intoksikuar. Një lutje e përqafim familjeve të viktimave. Gjithçka përveçse hapje dyersh! Zerimi i emigracionit klandestin, në Itali e në Evropë, është detyrë morale. Të gjithë në shtëpi’.

Më pas një tjetër postim:

‘S’ka hapje dyersh siç dëshiron e majta, unë punoj për t’i ndaluar dhe kthyer në shtëpi këta kriminilë. Nuk më intereson nëse është minoren, duhet të paguajë deri në fund për shtazërinë e tij. Zerimi i emigracionit klandestin, në Itali e në Evropë, është detyrë morale. Të gjithë në shtëpi, me Legën është e mundur’.

Image

Ngjarja në Mirlandola është bërë shkak për përplasje brenda mazhorancës.

‘Jemi pranë familjeve dhe të dashurve të viktimave të zjarrit në Mirandola’, citohen burime nga Lëvizja 5 Yje.

‘Urojmë që krimineli të paguajë siç e meriton, por jemi të habitur të dëgjojmë nga Viminale (Pallati Viminale, selia e Ministrisë së Brendshme-SYRI.net) deklarata fushatash elektorale, kur duhej të ishte pikërisht Viminale që të sqaronte se pse ky person me tendenca vrasëse ishte i lirë të qarkullonte në Itali deri sa arriti t’u vinte zjarrin zyrave të policisë lokale’.

Më pas: ‘Sikur të ishte riatdhesuar nuk do të gjendeshim përballë këtij problemi’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco