Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Francezi dënohet me vdekje për 3 kg drogë

Francezi dënohet me vdekje për 3 kg drogë

10:22, 21/05/2019
A+ Aa A-

Autoritetet indoneziane kanë dënuar me vdekje një francez këtë të hëne, për shkak të trafikimit të drogës.

Felix Dorfin u arrestua për shkak se u gjet duke mbajtur mbi 2 kilogram të ekstazës, Kristal metamfetaminë dhe marijuanë, gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. Në analizat e tij u gjend se ai nuk përdorte drogë, gjë që e bëri gjykatën të dyshojë se ai e kishte për qëllim që ta shiste drogën në Indonezi e cila kishte ardhur nga Franca.

“Gjykatësi i dha një dënim të lartë për shkak të sasisë së drogës që Dorfin e kishte me veti” tha avokati i Dorfinit për Reuters. Vendimi erdhi si një shok për Dorfinin, për shkak se ai mendonte që do të dënohej me 20 vite burg.

Avokati i tij tha se ata do ta apelojnë vendimin.

Indonezia i ka ligjet më të rrepta të dënimit të drogës, dhe për çdo trafikant, dënimi mund të jetë nga 20 vite deri në burgim me vdekje. Madje, që nga viti 2009, edhe prindërit e përdoruesve të drogës do të burgosen për dështim në edukimin e prindërve.

Regjimi që ka zero tolerancë për drogën në Indonezi, erdhi pasi që në vitin 2015, tetë persona ishin ekzekutuar për trafikim droge, ku shtatë prej tyre ishin shtetas të huaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco