Italia anullon sot qindra fluturime nga aeroportet e saj, 24 orë grevë! Mediat: Verë mizerabël!

Italia anullon sot qindra fluturime nga aeroportet e saj, 24 orë grevë! Mediat: Verë mizerabël!

07:54, 21/05/2019
A+ Aa A-

Një verë mizerabël për pasagjerët e linjave ajrore do të vazhdojë edhe ditën e martë, pasi punonjësit e aviacionit në Itali do të bëjnë një grevë 24 orëshe, shkruan The Independent.

Mediat britanike shkruajnë se aeroporti, linjat ajrore dhe personeli i kontrollit të trafikut ajror e kanë ndaluar punën me një lëvizje të koordinuar për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat dhe kushtet e punës.

Alitalia, linja ajrore kombëtare, ka anulluar gjysmën e fluturimeve të saj në 21 maj, bashkë me disa fluturime të programuara për natën vonë të së hënës dhe orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Më shumë se 300 nisje avionësh nuk janë bërë. Transportuesi shpreson që të mund të bëjë të gjitha fluturimet e orëve të pikut, nga ora 7-10 paradite dhe 6-9 pasdite me orën italiane.

Gjashtë fluturime të martën ndërmjet Londrës dhe Milanos nuk janë bërë si dhe katër fluturimet ndërmjet Heathrow dhe Romës. Plus kësaj, nisja e avionit të mërkurën në mëngjes nga Heathrow drejt Romës është anulluar.

Linja ajrore italiane tha: “ Alitalia ka marrë masa të veçanta për të zbutur shqetësimet e pasagjerëve duke operuar me avionë më të mëdhenj në linjat brenda vendit dhe ato ndërkombëtare."

Aviacioni lëshoi një paralajmërim për kaosin që do të shkaktonte kjo këtë verë në Evropë. Pasagjerët që kanë bileta për të fluturuar dhe nuk i kanë anulluar kërkohet të kontrollojnë para se të shkojnë në aeroport. Linja ajrore më e madhe e Britani së madhe, Easy Jet ka anulluar 30 fluturime nga dhe drejt Italisë të martën.

NJOFTOHEN PASAGJERET NE SHQIPERI

Ndërkohë, në Shqipëri,  Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bëri dje apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e martë 21 maj nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe, do të ketë anullime dhe vonesa të fluturimeve.

Vonesat dhe anullimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco