Australiani gjen me dedektor, copën e arit 100 mijë dollarëshe!

Australiani gjen me dedektor, copën e arit 100 mijë dollarëshe!

11:36, 20/05/2019
A+ Aa A-

Një australian ka zbuluar një copë ari 1.4 kg me dedektor metalesh, duke kontrolluar fushat e e arit në perëndim të Australisë. Një dyqan në Kalgoorlie publikoi një fotografi të gurit në internet, që llogaritet se vlen 100 mijë dollarë australianë ose 69 mijë dollarë amerikanë.

Ky burrë , që nuk i jepet emri, ishte një kërkues i zonës me përvojë, tha pronari i një lokali për BBC, Matt Cook.

Gjetje të kësaj grade nga kërkuesit ndodhin pak herë në vit, thanë ekspertët. Rreth tre të katërtat e mineralit të arit në Australi prodhohet në  rajonin Kalgoorlie.

Z.Cook, që zotëron një dyqan që shet pajisje për kërkuesit e arit, tha se burri e gjeti copën e arit në një rrafshinë me tokë të kripur rreth 45 cm nën sipërfaqe.

“Ai erdhi në dyqanin tim dhe më tregoi gurin që e mbante në dorë, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë,” tha z. Cook për BBC. “Ajo ishte pak më e madhe se një paketë duhani dhe dendësia e saj ishte e pabesueshme, ishte e rëndë.”

:Gjurmë më të vogla ari janë një gjë e zakonshme në këtë rajon", tha profesor Sam Spearing, drejtor i Shkollës së Minierave në Australinë Perëndimore në Universitetin Curtin. “Me gjithë këto minierave rreth e rrotull, shumë njerëz vijnë vërdallë si kërkues gjatë fundjavës, e bëjnë për qejf. Të tjerë e bëjnë si punë me kohë të plotë,” tha prof. Spearing./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco