FOTO/ Gjendet e ngordhur në Palermo balena rozë, ja shkaku

FOTO/ Gjendet e ngordhur në Palermo balena rozë, ja shkaku

09:32, 20/05/2019
A+ Aa A-

E premte, më 17 maj, në plazhin e Lascarit, në zonën Salinelle të Palermos, u gjet një trup balene e cila ka një ngjyrë rozë dhe është rreth gjashtë metra e gjatë, shkruan sot Tgcom24.

Në momentin që kafshës i është bërë autopsia është zbuluar se ajo ka pasur sasi të konsiderueshme plasmani në stomakun e saj dhe ky ka qenë edhe shkaku që kafsha ka ngordhur duke dalë në breg përmes dallgëve të detit.

‘Ajo është një balenë e re rreth shtatë vjeç. Dyshimet se plastika është shkaku kryesor i ngordhjes së kësaj balene mbetet dominues por edhe nuk duhet të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur’, tha Giorgia Monti, menaxhere e fushatës së Greenpeace Italia.

Në barkun ne kafshës u gjetën 25 kg plastikë.

Greenpeace dhe Blue Dream Project do të monitorojnë nivelet e ndotjes plastike në det për tre javë, veçanërisht në Detin Tirrenik Qendror.

Një ekspeditë kërkimore kjo e cila do të përfundojë në Toskanë më 8 qershor, me rastin e Ditës Botërore të Oqeaneve./F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco