Nga zgjedhjet në BE deri tek ‘Game of Thrones’: 4 ngjarjet që priten këtë javë në botë

Nga zgjedhjet në BE deri tek ‘Game of Thrones’: 4 ngjarjet që priten këtë javë në botë

09:04, 20/05/2019
A+ Aa A-

Është e hënë, është një javë e re dhe ndërsa ende nuk mund të dimë plotësisht atë që pritet të ndodhë në ditët në vazhdim përsëri mund të krijojmë një ide. Nga Bashkimi Evropian deri te ‘Game of Thrones’ më poshtë është një përmbledhje e ngjarjeve më të rëndësisshme të cilat pritet të përmbyllen këtë javë, shkruan BBC.

1) Rezultatet e zgjedhjeve më të mëdha në botë

Rezultatet priten më 23 maj. Pas një votimi të ekzekutuar në faza, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme indiane të vitit 2019 do të shpallen të enjten, më 23 maj.

Zgjedhjet janë më të mëdhatë që bota ka parë ndonjëherë me 900 milionë pjesmarrës që kanë të drejtë të hedhin votën e tyre (kjo është më shumë se popullata e Evropës dhe Australisë e kombinuar).

Votuesit po zgjedhin 543 politikanët që të mbushin vendet e ‘Lok Sabha’, ose parlamentit të Indisë. Nga ndotja, vendet e punës, deri tek siguria kombëtare - shumë çështje janë duke u diskutuar në votime.

Duket se sipas sondazheve të kryera deri më tani dominon partia ‘Bharatiya Janata’ e kryeministrit aktual: Narendra Modi dhe duket se ai është në rrugë për fitore.

Image

2) Evropa kryeson në votime

Nga 23-26 maj, vendet anembanë Evropës shkojnë gjithashtu në kutinë e votimit.

Anëtarët e Bashkimit Evropian në të gjithë kontinentin po zgjedhin më shumë se 700 politikanë për të plotësuar vendet në parlament.

Si organ i vetëm i zgjedhur direkt i BE-së, deputetët përfaqësojnë më shumë se 500 milionë qytetarë të BE nga 28 vende. Votimi është i rëndësishëm, sepse mund të ndikojë në drejtimin që BE merr në përgjithësi. Ajo gjithashtu vjen në një kohë kur partitë euroskeptike dhe të ekstremit të djathtë po fitojnë terren në të gjithë Evropën.

Pavarësisht votimit që do të largohen nga BE tre vjet më parë, Britania e Madhe ende po merr pjesë në votim pasi Kryeministri Theresa May nuk arriti të marrë planin e saj Brexit të aprovuar nga deputetët në kohë.

Image

3) Ne (eventualisht) zbulojmë se kush merr Fronin e Hekurt tek ‘Game of Thrones 8’

Diçka na tregon se karakteret e kësaj serie nuk do të jenë aq komode deri në fund. Janë dragonjtë mbi demokracinë për njerëzit e Westeros kur bëhet fjalë për përgjegjësi. Këtë javë, pas tetë vitesh dhe tetë serish, ‘Game of Thrones’ ka mbaruar me një finale prej 79 minutash.

Kjo seri përfundimtare ka ndarë fansat e deritanishëm por a do të jenë ata të lumtur me mënyrën se si kjo sagë do të përfundojë?!

Image

4) Lule, lule dhe akoma më shumë lule

Shfaqja mbahet në bazën e Spitalit Mbretëror Chelsea, Londër. Evenimenti plot prestigj i kopshtarisë në Londër, Chelsea Flower Show i Shoqërisë Mbretërore të Hortikulturës, kthehet këtë javë. Ngjarja tërheq entuziastë të pasionuar pas gjelbërimit e kopshtarisë nga e gjithë bota të cilët vijnë për të vendosur lule të reja dhe imazhe të bukura në kopsht.

Nuk ka munguar as dukesha e Kembrixhit Kate Middelton.

Ajo ka punuar me Shoqërinë Mbretërore të Hortikulturës për të krijuar një kopsht përgjatë temës "Kthimi në Natyrë".

Pallati ka zbuluar se do të ketë një "ndjenjë natyrore pyjore" dhe ka për qëllim "të frymëzojë familjet që të dalin jashtë dhe të eksplorojnë natyrën së bashku". Veprimtaria do të mbahet nga 21-25 maj. /F.H/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco