Aeroporti i Mançesterit në kaos, ndërprerja e energjisë lë mijëra pasagjerë në pritje

Aeroporti i Mançesterit në kaos, ndërprerja e energjisë lë mijëra pasagjerë në pritje

08:38, 20/05/2019
A+ Aa A-

Inxhinjerët në Aeroportin e Mançesterit, Angli, e kanë rregulluar një problem që u shkaktua me karburantin, problem që la mijëra pasagjerë në pritje brenda dhe jashtë aeroportit.

Ndërprerja e energjisë elektrike shkaktoi probleme në furnizimin me naftë të avionëve, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë, pasi avionët nuk arrinin të mbusheshin me naftë.

Megjithatë, ende edhe sot, mijëra pasagjerë ende janë në vështirësi, pas kaosit të ditës së djeshme.

Në orët e para të mëngjesit të sotshëm, Aeroporti i Mançesterit lëshoi një deklaratë në të cilën thoshte se ishin duke pritur që shumica e fluturimeve të fillonte në kohë.

Në deklaratë thuhej: “Inxhinjerët tanë e kanë zgjidhur tani problemin me energjinë elektrike, që ndikoi në furnizimin me karburant. Shumica e fluturimeve të planifikuara do të vazhdojë sipas planit, megjithatë ne presim që të ketë një numër të vogël vonesash si rezultat i problemeve që u ndodhën dje. Ju lutem, kontrolloni biletën tuaj në linjën tuaj ajrore. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar dhe ju falenderojmë për durimin tuaj.”/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco