Njohu Jerusalemin kryeqytet të Izraelit/ Ja si do e 'shpërblejë' Netanyahu Donald Trump

Njohu Jerusalemin kryeqytet të Izraelit/ Ja si do e 'shpërblejë' Netanyahu Donald Trump

22:21, 18/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se, qeveria e tij e ardhshme do të emërojë një qytet në lartësitë e Golan me emrin Donald Trump, në nderim të vendimit të presidentit amerikan për të njohur sovranitetin izraelit mbi territorin verior, shkruan gazeta izraelite “The Times of Israel”.

“Unë jam këtu me familjen time dhe me masat e qytetarëve të Izraelit në këmbët e Lartësive të Golanit, duke gëzuar lumturinë e festës së Pesah dhe vendin tonë të bukur”, tha Netanyahu në një deklaratë video, duke qëndruar pranë gruas së tij, Sara (në foton poshtë), gjatë një turneu familjar në rajonin që kufizohet me Sirinë.

 “Pak javë më parë unë solla njohjen zyrtare, nga Presidenti Trump, i cili njohu sovranitetin izraelit mbi lartësitë e Golan përgjithmonë. Për të shprehur vlerësimin tonë, unë do të emëroj një qytet apo një fshat në lartësinë e Golan me emrin Donald Trump. Unë do ta sjell [propozimin] përpara kabinetit [për një votim] së shpejti,”tha Netanyahu.

Kryeministri po udhëheq negociatat për të formuar një qeveri të re pasi mori mbështetje nga shumica e ligjvënësve të zgjedhur në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji.

Trump fillimisht tha se do të pranonte kontrollin izraelit të Golan në një mesazh në Twitter, më 21 mars. Ai nënshkroi deklaratën aktuale më 25 mars, kur Netanyahu vizitoi Shtëpinë e Bardhë, në një lëvizje të parë nga disa si kohë për të ndihmuar kryeministrin izraelit në ri- zgjedhjen e tij.

Izraeli kapi pllajën strategjike nga Siria në Luftën Gjashtë Ditëve të vitit 1967 dhe në vitin 1981 aneksoi efektivisht zonën, një masë që asnjëherë nuk njihet nga pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare, e cila i konsideron Lartësitë e Golanit si territore siriane të pushtuara.

Toka e lartë e rrafshnaltës mbikëqyr Detin e Galilesë dhe një pjesë të Galilesë së sipërme.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump (ulur), mban një deklaratë të nënshkruar mbi lartësitë e Golan, së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu (në qendër),  në dhomën e pritjes diplomatike në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, 25 mars 2019.

Emërimi i një qyteti me emrin e Trump nuk do të ishte hera e parë që liderët izraelitë nderojnë presidentin amerikan me një vend homonim, por do të ishte më e rëndësishmja.

Në dhjetor 2017, duke iu përgjigjur vendimit të administratës Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, Ministri i Transportit, Israel Katz njoftoi se do të emërojë një stacion treni afër Murit Perëndimor me emrin e presidentit të SHBA-ve.

Në maj të vitit 2018, pas largimit të Ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jerusalem, kryetari i bashkisë së qytetit në atë kohë, Nir Barkat, njoftoi se do të emërojë një shesh pranë ndërtesës me emrin e presidentit të SHBA-ve. Ekipi i futbollit, Beitar Jeruzalemi madje ndoqi shembullin, duke deklaruar se ekipi do të riemëronte veten me emrin Trump.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alb19/05/2019 08:25

Shqiptaret kursyen hebrejt keshtu qe shume qytete ne Israel mbase marrin emra shqip.... haha!

Shto koment

Denonco