Jep dorëheqje zv/kancerali i Austrisë që u filmua duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim vote

Jep dorëheqje zv/kancerali i Austrisë që u filmua duke ofruar kontrata qeveritare në këmbim vote

13:22, 18/05/2019
A+ Aa A-

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën.

Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen njoftojnë mediat.

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, OVP, e pranoi dorëheqjen, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Më parë Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPO, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49 vjeçarit shihej si e pritshme.

Strache dorëzon edhe postin e kryetarit të partisë, FPO.

Image

Austria u trondit së fundmi nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t'i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPO do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare.

Videoja e shpërndarë nga "Spiegel" dhe "Süddeutsche Zeitung" bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë "Kronen Zeitung", që të mbështesë FPO para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet.

Në zgjedhjet e fundit FPO arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPO apo do të kërkojë zgjedhje të reja.

Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPO, Norbert Hofer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli 18/05/2019 13:46

Ok, ky edhe mund ta jape dorheqen kur nje gazete , i nxjerr nje pergjigjim sipas te cilit po blen mbeshtetjen politike ne zgjedhje , por ky nuk besoj qe ky te kete kontrate me zgjedheait, sikurse kane keto udhheqesit tone te cileve çdo dite u del nga nje arsye per te nderprere kontraten por s'kane çbejne ; jane shume korrekt me zbatimin e kontrates me zgjedhesit ... lutem qe demshperblimi per Bechetin te jete lajm kazani , se kjo do ti detyroje te nderpresin kontaraten me zgjeshesit

Daj Jaku18/05/2019 13:38

Vetëm për një premtim?!?! I bie që E Drama duhet të fundoset deri në qendër të Tokës

Shto koment

Denonco