VIDEO/ 5.4 ton hashash në anijen me vela, 3 në pranga

VIDEO/ 5.4 ton hashash në anijen me vela, 3 në pranga

11:17, 18/05/2019
A+ Aa A-

Policia italiane i ka dhënë një tjetër goditje trafikut të lëndëve narkotike duke kapur në det të hapur, në Kanalin e Sicilisë, një varkë me vela me 5.4 ton hashash brenda bordit të saj.

Sipas informacioneve paraprake, droga e sekuestruar besohet se kap një vlerë prej afro 50 milionë euro. Në këtë operacion u arrestuan 3 shtetas turq.

Guardia di Finanza, pas një alarmi të lëshuar nga autoritetet franceze të anti-drogës, nisi kontrollet në det dhe zbulojë pikërisht varkën për të cilën zyrtarët francez kishin ngritur alarmin.

Ndërsa një avion po monitoronte varkën nga lart, anijet patrulluese hynë në veprim duke bllokuar trafikantët e drogës 96 milje në jugperëndim të Marettimos.

Ishte një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Messinës, që çoi në sekuestrimin e mbi 5 ton hashash.

Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në disa vende të ndryshme të Evropës.

Mediat italiane bëjnë me dije se varka me vela 12 metra e gjatë, e quajtur "Solen 1" do të ankorohej në brigjet e Palermos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco