Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

14:20, 17/05/2019
A+ Aa A-

Gjermania ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj të mbrojtjes këtë vit, shkruan shtypi gjerman.

Qeveria federale në Berlin ka raportuar se synon të shpenzojë 47,32 miliardë euro (rreth 52,9 miliardë dollarë).

Kjo është një rritje prej pesë miliard eurosh më shumë se në vitin 2018 dhe përbën 1,35 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Rritja e shpenzimeve vjen përballë kritikave të qëndrueshme të bëra prej Uashingtonit.

Qeveria e presidentit Donald Trump, ka dënuar Berlinin për mosarritjen e objektivit të NATO-s për anëtarët që të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre në mbrojtje në përputhje me impenjimet e marra në 2014 për të arritur objektivin brenda një dekade.

Në një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Bruksel, Trump nuk kishte përjashtuar as daljen nga Aleanca Atlantike nëse të gjithë aleatët nuk impenjoheshin për të shpenzuar 2% të PBB-së në mbrojtje.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, në bisedimet me homologun e saj amerikan, Patrick Shanahan muajin e kaluar, kishte premtuar se Gjermania do të rriste shpenzimet e saj të mbrojtjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco