Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

VIDEO/ Parisi feston 130 vjetorin e kullës Eiffel me një shfaqje të thjeshtë dritash

VIDEO/ Parisi feston 130 vjetorin e kullës Eiffel me një shfaqje të thjeshtë dritash

13:19, 17/05/2019
A+ Aa A-

Dje Parisi ka festuar 130 vjetorin e hapjes për publikun të kullës Eifel në vitin 1921 duke bërë shfaqje të mrekullueshme të dritës me lazer që tregojnë historinë e monumentit që do të shfaqet çdo orë nga ora 10 deri në orën lokale të mesditës së sotme, shkruan, france24. 

Një shfaqje me drita lazer prej 12 minutash tregon historinë e kullës dhë është luajtur në gjithë fasadën e Zonës së Hekurt për të festuar 130 vjet që kur kulla u hap për publikun pasi u ndërtua për Panairin Botëror të 1889-ës.

Ishte ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 1929, por më pas e humbi titullin në ndërtesën e Chrysler në New York City.

Kulla Eifel është një nga vendet më të vizituara në botë, me rreth 6 milionë njerëz duke ngjitur monumentin çdo vit.

Parisianët e 1889-ës ndjenin se Zonja e Hekurt ishte një diçka e neveritshme gjigante prej metali, por ajo është vlerësuar shumë nga vendasit e sotëm.

"Unë jam i dashuruar me Kullën Eiffel. E lashë Parisin për dy vjet për të shkuar në Londër dhe kur nuk e pashë Kullën Eifel më mori malli për të", tha një turist parisien në media dhe e bëri këtë duke u bërë pjesë e festimeve të 13 vjetorit.  

Rreth 1300 fëmijë gjithashtu dëshironin një ditëlindje të lumtur duke u mbledhur në hijen e kullës për një piknik gjigant të mërkurën.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco