Trump: Shpresoj që të mos hymë në luftë me Iranin

Trump: Shpresoj që të mos hymë në luftë me Iranin

01:44, 17/05/2019
A+ Aa A-

Situata mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është ashpërsuar goxha. Shumë ekspertë thonë se agravimi i kësaj situate mund të sjellë luftë mes dy vendeve.

Presidenti i SHBA shpreson që mos të ndodhë luftë mes SHBA-së dhe Iranit.

“Shpresoj që jo”, tha Presidenti Trump i pyetur lidhur me mundësinë e një konflikti me Teheranin, ndërsa ai filloi bisedimet me presidentin zvicerian Ueli Maurer të enjten. Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë lidhje diplomatike, por Zvicra përfaqëson Shtetet e Bashkuara në atë vend të Lindjes së Mesme.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders përsëriti para gazetarëve më herët sot se zoti Trump do një “ndryshim qëndrimi” nga ana e Iranit dhe do të kundërshtonte çdo veprim agresiv nga Republika Islamike.

Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Majid Takht-e-Ravanchi, e minimizoi këtë mundësi, duke thënë në një intervistë të enjten se vendi I tij nuk ka interes të shkallëzojë tensionet rajonale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco