Trump deklaron emergjencën kombëtare mbi kërcënimet kibernetike

Trump deklaron emergjencën kombëtare mbi kërcënimet kibernetike

08:40, 16/05/2019
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi emergjencë kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga "kundërshtarët e huaj".

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili iu ndalon kompanive amerikane që të përdorin operatorë të huaj që besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare.

Sipas urdhrit, këta kundërshtarë në mënyrë aktive dhe gjithnjë e më shumë po krijojnë dhe shfrytëzojnë dobësitë në infrastrukturën dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit duke paraqitur rrezik për sigurinë e SHBA.

Megjithëse urdhri nuk jep emra se cilët kompani apo operatorë duhet të shmangen, besohet se qëllimi i kësaj është pengimi i Huawei-t.

Gjiganti kinez i teknologjisë tha se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.

Disa vende, të udhëhequr nga SHBA, kanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për spiunazh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco