SHBA tërheq personel diplomatik nga Iraku

SHBA tërheq personel diplomatik nga Iraku

02:20, 16/05/2019
A+ Aa A-

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të rriten vazhdimisht, duke mos krijuar siguri tek shtetasit amerikanë në Iran.

Kjo ka bërë që, ambasadat dhe konsullatat amerikane në Irak kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të personelit të tyre dytësor nga vendi.

Departamenti amerikan i Shtetit apeloi punonjësit e vet në qytetin e Bagdadit dhe Erbilit që të braktisin vendin sa më parë, të shmangin frekuentimin e godinave diplomatike amerikane dhe të monitorojnë mediet lokale për zhvillimet e fundit.

Autoritetet prej javësh druhen se grupet terroriste, me mbështetjen e Iranit, po planifikojnë sulme ndaj godinave dhe personelit amerikan.

Goditja mendohet se mund të vijë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të fundit ekonomike që SHBA-në po aplikojnë ndaj Iranit dhe eksporteve të tij.

Tensionet janë rritur veçanërisht nga maji i kaluar, kur administrata amerikane njoftoi tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Teheranin.

Lideri suprem i Iranit, Ajatolla Kamenei, deklaroi të martën se vendi nuk kërkon luftë me Shtetet e Bashkuara apo që ta shtrijë konfliktin në Lindjen e Mesme.

Pikëpamje të ngjashme ndau edhe kryediplomati amerikan, Majk Pompeo, gjatë një takimi që pati me figurat shtetërore të Rusisë një ditë më parë.

Vendimi për pezullimin e pjesshëm të operacioneve diplomatike në Irak pason sulmin ndaj katër anijeve-cisternë të sabotuara në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe në fundjavë.

SHBA-të kanë paralajmëruar se do të reagojnë nëse cenohen interesat e veta, dhe për këtë ka ankoruar një luftanije dhe aeroplanë bombardues në Gjirin Persik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco