SHBA largon stafin ‘jo të domosdoshëm’ nga Iraku

SHBA largon stafin ‘jo të domosdoshëm’ nga Iraku

13:36, 15/05/2019

Ambasada amerikane në Bagdad ka thënë se Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar “punëtorët qeveritarë jo të domosdoshëm” që të largohen nga Iraku pas rritjes së tensioneve me Iranin.

Ambasada ka thënë përmes një deklarate më 15 maj se urdhri vlen për punëtorët që punojnë në ambasadën dhe konsullatën amerikane në qytetin verior Irbil.

“Shërbimet normale për vizat në të dyja vendet do të pezullohen përkohësisht. Qeveria amerikane ka kufizuar kapacitetin për të ofruar shërbime urgjente për qytetarët amerikanë në Irak”, është thënë në deklaratë.

Aty është rekomanduar që personat e prekur “të largohen me transport komercial sa më shpejt që është e mundur”.

Më 12 maj, Ambasada në Bagdad ka këshilluar qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Irak, duke cituar “tensionet në rritje” në këtë shtet.

Aty nuk janë dhënë detaje për natyrën e kërcënimit.

Javën e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka realizuar një vizitë të papritur në Bagdad ku është takuar me zyrtarët iranianë për të diskutuar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për sigurinë pas përshkallëzimit të aktivitetit iranian.

Vizita e tij ka ardhur pasi Uashintoni ka njoftuar për pozicionimin e një aeroplanmbajtësje në Lindje të Mesme, për të cilën një zyrtar amerikan ka thënë se është përgjigje ndaj kërcënimeve të Iranit në interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment