Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vazhdon përplasja/ SHBA dhe Irani po shkojnë drejt luftës

Vazhdon përplasja/ SHBA dhe Irani po shkojnë drejt luftës

02:27, 15/05/2019
A+ Aa A-

Irani akuzohet se ka përdorur sërish eksploziv për të shpërthyer vrima në katër anije- mes tyre dhe dy cisterna saudite- të ankoruara në Gjirin Persik. Kjo akuzë vjen nga SHBA, ndërkohë që Uashingtoni dhe Teherani po ia afrohen gjithmonë e më shumë luftës.

I pyetur për aktet e sabotazhit, presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se Teherani do vuajë shumë nëse e zemëron Uashingtonin, duke paralajmëruar “probleme të këqija për Iranin nëse ndodh diçka”.

Incidenti në Gjirin e Omanit ka shtuar frikën për një konfrontim ushtarak përgjatë arteries më të rëndësishme në botë për naftën. Kjo frikë vjen pas rënies së marrëveshjes së vitit 2015, që kishte për qëllim të kufizonte ambiciet bërthamore të Iranit.

Pasi ka dërguar aeroplanmbajtësen ‘Abraham Lincoln’ në rajon, SHBA ka dërguar atje edhe bombarduesit B-52 dhe një anije sulmi.

Shefi në detyrë i Pentagonit, Patrick Shanahan ka paralajmëruar se në Lindjen e Mesme do të dërgohen 120 mijë trupa në rast se Irani përshpejton zhvillimin e armëve bërthamore ose sulmon forcat amerikane.

Por ndërsa SHBA po paralajmëron gjithmonë e më shumë një sulm të mundshëm mbi Iranin, liderët europianë janë të shqetësuar. Ata kanë bërë thirrje që të bëhet kujdes, pasi lufta mund të nisë edhe aksidentalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco