Porsche më i vjetër në botë ankand, shuma marramendëse që mund të ofrohet

Porsche më i vjetër në botë ankand, shuma marramendëse që mund të ofrohet

12:00, 14/05/2019
A+ Aa A-

Sa do të paguanit për të pasur Porsche-n më të vjetër në botë?

Ekspertët e vlerësimit të automjeteve besojnë se mund të paguhet një shumë mbi 20 milionë dollarë për makinën antike e njohur si  Type 64 #3.

Nëse kjo ndodh atëherë ky do jetë Porsche  më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.

Porsche do dalë në ankand në RM Sotheby në gusht gjatë Javës së Automjeteve Monterey 2019 në Monterey të Kalifornisë.

Makina sportive Type 64 është projektuar për gara.

Ferry Porsche doli me idenë për krijimin e makinës në vitin 1939 por dizenjimi i saj nuk përfundoi deri në 1940.

Aktualisht Type 64  është në pronësi të shkrimtarit  Thomas Gruber nga Vjena, Austri.

Makina u krijua për një garë në 1939 midis Berlinit dhe Romës por që nuk ndodhi kurrë sepse Gjermania naziste pushtoi Poloninë atë vit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco