Ambicia e Trump `fluturon` në kozmos: Miliarda për të rikthyer njeriun në Hënë dhe për herë të parë në Mars!

Ambicia e Trump `fluturon` në kozmos: Miliarda për të rikthyer njeriun në Hënë dhe për herë të parë në Mars!

11:37, 14/05/2019
A+ Aa A-

Përveç shumë të tjerave dhe veçanërisht projektit “Amerika e para”, ambicia e presidenti Donald Trump duket se “fluturon” edhe në hapësirën kozmike. Trump i kërkoi zyrtarisht ditën e  hënën Kongresit që të shtojë fondet për  Agjencinë Amerikane të Hapësirës (NASA) me 1.6 miliardë dollarë të tjerë për ambicien e tij që së shpejti amerikanët të rikthehen për të eksploruar Hënën, por edhe të shkelin për herë të parë në planetin Mars deri në vitin 2024.

Kjo kërkesa financimeve e njoftuar nga Trump edhe në Twitter vjen gati dy muaj pas deklaratës së Zv/presidentit Mike Pompeo se qeveria aktuale do të përshpejtojë me katër vjet planin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, për të ri studiuar sipërfaqen e hënës, gjë që është bërë për herë të parë në vitin  1972. Fondet shtesë të kërkuara nga qeveria Trump do të rrisin shpenzimet e NASA-s në vitin 2020 në 22.6 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e fondeve të reja do të jenë të destinuara për kërkimin dhe zhvillimin e një sistemi të ri të për uljen në Hënë, sipas një përmbledhje të rishikuar të buxhetit nga Agjencia e Hapësinore Amerikane.

 "Në ditët e qeverisë sime, po rikthejmë madhështinë e NASA-s. Do të kthehemi në hënë dhe pastaj  do të shkojmë Mars", shkroi ditën e djeshme Trump në Tëitter. Pavarësish se ky projekt I kushtueshëm ka të bëjë me krenarinë kombëtare të amerikanëve, mjaft analistët shprehen dyshues nëse Kongresi do të japë pëlqimin për këtë mbi financim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco