VIDEO/ Thirrja e gruas para se të vritej nga polici: Jam shtatzënë

VIDEO/ Thirrja e gruas para se të vritej nga polici: Jam shtatzënë

10:51, 14/05/2019
A+ Aa A-

Një kontroll rutinë nga një oficer patrulle në Baytown, Texas u përshkallëzua në një konflikt që i mori jetën një gruaje.  “Jam shtatzënë” janë fjalët e fundit që ka thënë gruaja, para së të qëllohej disa herë me pistoletë nga oficeri.

Konflikti është filmuar nga një dëshmitar i cili ka qenë në vendngjarje dhe video është publikuar menjëherë në rrjetet sociale, ku dëgjohen dhe fjalët e saj, “Jam shtatzënë”. Por, policia nuk ka konfirmuar nëse gruaja që ishte qëlluar ishte në të vërtetë shtatzënë.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i policisë Toger Steve Dorris, i cili nuk pranoi të identifikonte oficerin dhe as gruan që ndërroi jetë. Ai tha se oficeri që është përfshirë në ngjarje kishte 11 vite që punonte në Departamentin e Policisë Baytown dhe e ndjera është një grua 45 vjeçare.

E vetmja gjë që tha zëdhënësi ishte se oficeri kishte një urdhër ndalimi rreth gruas dhe e kishte ndaluar për ta arrestuar, por ajo nuk ka pranuar. Ngjarja ndodhi në The Brixton, një kompleks apartamentesh në bllokun 1600 të Garth Road. Mes tyre, tha ai, pati një konflikt dhe më pas oficeri nxori armën e tij dhe e qëlloi.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka filluar një hetim i detajuar dhe ndaj policit është marra masa e pezullimit momental nga detyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco