Politikania shqiptare Geri Gallo del kundër Matteo Salvinit, lumë sharjesh në rrjet

Politikania shqiptare Geri Gallo del kundër Matteo Salvinit, lumë sharjesh në rrjet

10:50, 14/05/2019
A+ Aa A-

‘Më vjen keq se këto akuza janë të pa baza dhe nuk është duke u gjykuar merita e dikujt’, ka thënë Geri Ballo.

Geri Ballo, një kandidate e Partisë Demokratike për evropianët e lindur në Shqipëri, u përgjigjet atyre që e pyesin për ofendimet seksiste dhe raciste ndaj saj të postuara në internet pasi disa llogari në Facebook kishin publikuar një intervistë të saj në të cilën ajo kritikonte Matteo Salvinin. Këto janë disa nga frazat fyese drejtuar asaj:

"Dallohet menjëherë që je një shqiptare e ndrydhur".

'Je shqiptare dhe kurrë nuk do të bëhesh italiane... shko çaj k...në shtetin tënd’.

Këto ofendime në rrjet ndaj kandidates së PD erdhën pas një fraze të thënë nga ajo për kreun e Legës italiane, Mateo Salvini:

 ("Mos qëndroni gjithë ditën në rrjetet sociale është një frazë që zakonisht ua themi fëmijëve. Të më duhet t’ia them ministrit të Brendshëm më duket poshtëruese”).

Dhe për ata që akuzojnë atë në rrjetet sociale se ka kandiduar për PD italiane duke ardhur nga një vend që ka pasur për një kohë të gjatë një regjim komunist, ajo përgjigjet:

"Unë vij nga një vend që ka pasur një regjim të tillë dhe edhe unë e familja ime e kemi pësuar nga regjimi i cili nuk kishte kurrëfarë lidhje me lirinë apo të drejtat e njeriut. Nuk kishte lidhje me socializmin demokratik”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco