Lufta tregtare/ SHBA humb 1 mln vende pune për shkak të konfliktit me Kinën

Lufta tregtare/ SHBA humb 1 mln vende pune për shkak të konfliktit me Kinën

00:44, 14/05/2019
A+ Aa A-

Një grup ekspertësh të mbledhur në Pekin arritën të dielën në përfundimin se rritja nga 10 në 25 për qind e tarifave që SHBA-ja ka parashikuar ndaj importeve kineze do të ndjehet më së pari nga konsumatorët amerikanë.

Sipas tyre, kostot e tarifave do i paguajnë importuesit vendës dhe jo ata në Kinë.

Ministria e Jashtme e Kinës po ashtu deklaroi se vendi nuk do i nënshtrohet asnjë presioni të huaj, dhe do të bëjë të ditur së shpejti kundërpërgjigjen ndaj proteksionizmit amerikan.

Zëdhënësi i Ministrisë, Geng Shuang, tha se pala kineze kërkon përmbushjen e tri kërkesave: heqjen e tarifave, vendosjen e objektivave tregtarë mbi bazën e kërkesë-ofertës, dhe një marrëveshje dinjitoze dhe të balancuar për të dyja palët.

Ndërsa Uashingtoni përsëriti qëndrimin se marrëveshja e dakordësuar prej disa muajsh ishte shkelur njëanshmërisht.

Presidenti amerikan Donald Trump inkurajoi kompanitë më të mëdha amerikane që t'i fabrikojnë produktet që ju nevojiten brenda vendit ose t'i importojnë ato nga shtete të cilat nuk tarifohen si Kina.

Në fundjavë, këshilltari më i lartë i Presidentit amerikan paralajmëroi mundësinë e tarifimit të produkteve kineze shtesë me vlerë rreth 300 miliardë dollarë.

Ai informoi se ka shumë mundësi që Trump dhe homologu i tij kinez, Shi Xhinping, do të takohen muajin e ardhshëm në kuadrin e samitit G20 në Japoni për të sheshuar pikëpamjet rreth konfliktit tregtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi14/05/2019 08:20

Kinez mutiii, rrofte Amerika!

Shto koment

Denonco