Fitoi 1 milion dollarë në lotari me numrat që kishte parë në ëndërr!

Fitoi 1 milion dollarë në lotari me numrat që kishte parë në ëndërr!

13:19, 13/05/2019
A+ Aa A-

Një burrë në Australi ka fituar 1 milionë dollarë në lotari pasi i shihte në ëndërr numrat fitues prej 13 vjetësh. BBC njofton sot se burri, që kërkoi të mbetej anonim, tha se ai i kishte parë në ëndërr numrat një natë dhe me to kishte luajtur që nga ajo kohë. Ai tha: “ Unë e kontrollova biletën online dhe zbulova lajmin. E mendoja se një ditë do t’i kapja të gjithë ata numra dhe nuk u dorëzova.”

Fituesi tha se numrat i kishin fituar çmime edhe herë të tjera vitet e kaluara.  “Ata janë sigurisht, numrat e mi të fatit, kështu që unë do të vazhdoj të luaj me ata”, tha ai.

Nuk është hera e parë që fituesit pretendojnë se i kanë parë në ëndërr numrat fitues. Më herët këtë muaj, një grua në Amerikë fitoi 101, 600 dollarë pasi pa në ëndërr një burrë që i dha asaj numrat me fat./SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco