SHBA: Shirat e mëdha dhe përmbytjet nxjerrin krokodilët nga shtretërit e lumenjve

SHBA: Shirat e mëdha dhe përmbytjet nxjerrin krokodilët nga shtretërit e lumenjve

12:15, 13/05/2019
A+ Aa A-

Kur vjen puna te përmbytja, problemet që shumica e njerëzve mendojnë si parësore në raste të tilla janë rrugët e përmbytura dhe njëkohësisht shtëpitë të cilat mbushen me ujë.

Por një ngjarje shumë e çuditshme ka ngjarë në Misuri ku lumenjtë e dalë nga shtrati nxorën në pah një krokodil gjigant mbi 2 m në fushat e tyre të orizit. Frank Pierce dhe familja e tij thanë se gjetën një krokodil shumë të frikshëm pas ndalimit të shirave ditën e enjte.

Familja jeton rreth 144 km larg nga lumi i Misisipit lumë nga i cili mendohet se edhe mund të ketë ardhur ky grabitqar. ‘Unë, vëllai, gruaja dhe vajza ime po shkonim për peshkim dhe jemi habitur kur pamë krokodilin’, është shprehur ai.

Pierce thirri policinë dhe Sherifi i Qarkut Jackson, David Lucas, i tha WMC-TV se ata nuk e besuan aspak këtë histori në fillim.

Lucas tha, ‘Kur ne fillim morëm lajmërimin për këtë ngjarje menduam se kjo është një lloj shakaje por më pas ne arritëm të bindeshim se ngjarja është tërësisht e vërtetë, pasi që shumë shpejt mbërritëm në vendin e ngjarjes dhe pamë se krokodili ndodhej vërtet atje ku ne morëm lajmërimin’.

Meteorologia, Monica Garrett tha se uji i lumit Misisipi ka qenë i lartë për javë dhe përmbytja do të vazhdojë të jetë një shqetësim edhe në muajin qershor. Nuk është e pazakontë që kur lumenjtë përmbyten krokodilët humbasin habitatin e tyre të zakonshëm

Komisioni gjithashtu gjeti një tjetër krokodil 1 m të gjatë aty pranë, ndërsa ishin duke u përpjekur të kapnin këto kafshë të mëdha.

Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco